Dita e Hapur Globale: Paqja afatgjatë mund të arrihet me pjesëmarrje më të lartë të grave në politikë

22 Mar 2019

Dita e Hapur Globale: Paqja afatgjatë mund të arrihet me pjesëmarrje më të lartë të grave në politikë

22 mars 2019 – Gratë në Kosovë mund të kenë ndikim në arritjen e paqes më të qëndrueshme dhe më afagjate, por vetëm nëse ato arrijnë të kyqen në proceset politike të nivelit të lartë. Kështu u tha nga gratë në Kosovë gjatë ngjarjes së organizuar nga OKB-ja dhe BE-ja, në shënim të Ditës së Hapur Globale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Edicioni i shtatë në Kosovë i Ditës së Hapur Globale të OKB-së, ngjarje kjo e cila ofron platformë për gratë në shoqërinë civile dhe politikë në mbarë botën të flasin drejtpërsëdrejti me OKB-në, u mbajt më 12 mars, dhe në panelet e diskutimit morën pjesë politikane dhe politikanë të mirënjohur si dhe aktiviste nga i mbarë rajoni.

SRSG Tanin gives opening remarks at the beginning of the full-day programme. 

Më tepër se 250 përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile nga e mbarë Kosova morën pjesë në Ditën e Hapur Globale, e cila u mbajt në Hotel Emerald në Prishtinë, me temën “Ndërtueset e mirëbesimit dhe Negociatoret: Promovimi i Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë në Kosovoë”.

Folësit kryesorë dhe panelet vunë theks të veçantë në numrin e ulët të grave të kyqura në politikë dhe në proceset e arritjes së paqes në mbarë botën si dhe në Kosovë, ku vetëm dy gra mbajën poste ministrore në qeverinë qendrore, asnjë grua nuk mban post të zëvendës ministres dhe asnjë grua nuk është kryetare e komunës – duke e ranguar kështu Kosovën në vendin më të ulët në rajon sa i përket pjesëmarrjes së grave në politikë.

The first panel 'Beyond Words and Numbers', with panelists (from left), Ms Irina Pockova, Ms. Irina Pockova, Regional Women’s Lobby for Peace, Security and Justice for South East Europe; Professor Miriam Coronel Ferrer, United Nations Standby Team of Expert Mediators; Ms. Edita Tahiri, former Minister of Dialogue and former Chief Negotiator for the Pristina-Belgrade Dialogue; Moderator Ms. Jo-Anne Bishop, UNMIK Gender Advisor; and Ms. Sonja Licht, President, Belgrade Fund for Political Excellence.

Edita Tahiri, ish-Zëvendës Kryeministre e Kosovës dhe kryenegociatore, është një ndër gratë e pakta në mbarë botën që ka qenë kryenegociatore në një dialog teknik. Ajo foli gjatë panelit, “Përtej fjalëve dhe numrave”.

“Asnjë shoqëri nuk mund ta ndërrojë mentalitetin nëse gjysma e kapitalit të saj njerëzor nuk vihet në shërbim të demokracisë, paqes dhe stabilitetit. Unë besoj fuqishëm që vetëm duke qenë protagoniste ne gratë mund të jemi në pushtet”.

Anekënd botës, vetëm dy përqind e kryenegociatorëve dhe nëntë përqind e negociatorëve në procese paqësore kanë qenë gra. 

Në raportin e tij të fundit për Këshillin e Sigurimit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres inkurajoi jo vetëm pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës por edhe përfshirje të perspektivës gjinore në zbatimin e marrëveshjeve me ndikim në jetët e popullatës.

Në të njëjtin panel, aktivistja shumëvjeçare për të drejta të grave dhe kryetarja e Fondit të Beogradit për Përsosmëri Politike Sonja Licht theksoi se gratë në rajon nuk ishin të kyçura në “proceset vendimtare”, dhe se pa angazhim aktiv të grave shoqëria nuk mund të përmirësohet.

Audience members at the Global Open Day television debate listen to a question by Women's Rights NGO director Ruzica Simic. 

“Sipas mendimit tim, në shumë konflikte, jo vetëm në Ballkan, shkaku kryesor i konfliktit lidhej me ndonjë interes të caktuar, shpeshherë kriminal, dhe këta interesa ishin në kundërshtim me interesat shoqërorë dhe të grave. Për këtë arsye u kyça në lëvizjen kundër luftës.”

Në listën impresive të panelisteve ishte edhe kryenegociatorja e parë në botë që nënshkroi marrëveshje finale të paqes, Znj. Miriam Coronel-Ferrer, e cila hyri në histori kur negocioi në emër të qeverisë filipineze me Frontin Çlirimtar Islamik Moro. Ajo foli për rëndësinë e ‘Emërimit të grave nga gratë’ – apo EGG (WAW anglisht) – që nënkupton avokimin dhe fuqizimin e grave nga gratë pas arritjes në pozitë autoriteti.

“Është tejet e rëndësishme të krijohet rrjeti i lëvizjeve… çka është e mira e agjendës për gra, paqe dhe siguri është se mund të sjellim gra me agjenda të ndryshme të punojnë në një agjendë të përbashkët dhe ta bëjnë atë shumë të fuqishme.”

Paneli u pasua nga dy të tjerë, të moderuar nga një gazetare e mirënjohur Jeta Xharra nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN). Debati televiziv do të transmetohet në RTK.

BIRN television debate moderator Jeta Xharra tackles Deputy Minister of Justice Naim Qelaj during the third panel of Global Open Day. 

Një sërë rekomandimesh u mblodhën nga panelet e ndryshme, të cilat u pasuan nga një sesion rigoroz pyetjesh dhe përgjigjesh nga audienca.

Ato përfshinin sugjerime për të krijuar një mekanizëm që do të siguronte që negociatat e ardhshme politike të përfaqësojnë nevojat dhe prioritetet e grave dhe rritjen e kuotave gjinore të deputeteve, si dhe zbatimin e sanksioneve kur kuotat nuk respektohen.

Rekomandimet do të hyjnë në një raport i cili do të ndahet me zyrën a Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres, para raportit të tij vjetor për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Shefi i UNMIK-ut z. Zahir Tanin mbajti fjalën e hapjes gjatë kësaj ngjarjeje, gjatë së cilës ai tha se si në vende të tjera të botës, gratë në Kosovë janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë.

"Zërat e tyre duhet të dëgjohen. Roli i tyre duhet të respektohet. Realiteti i tyre i dukshëm dhe i pamposhtur duhet të njihet - jo vetëm me fjalë të mira dhe deklarata të këndshme, por me hapa praktikë ".