Duke shtypur rrugën e tyre drejt një Kosove më të sigurt: Zbuluesit e rinj shtypin mbrojtëset 3D të fytyrës për punëtorët shëndetësorë
“Tani të gjithë duhet të punojmë së bashku, pavarësisht a jeni i zi apo i bardhë.”
Luftimi i “armikut të përbashkët” ka bashkuar zbuluesit e rinj nga mbarë Kosova për t’i shtypur përmes printerëve 3D pajisjet mbrojtëse, duke mbrojtur kështu punonjësit e vijës së parë të frontit në një kohë të mungesës globale të këtyre mbrojtëseve.
Një numër organizatash në Kosovë, duke përfshirë tri sosh të ndihmuara nga UNMIK-u, kanë udhëhequr aktivitetet për shtypjen e këtyre pajisjeve deficitare përmes printerëve 3D.
Asnjë moment i humbur
Që nga muaji mars, OJQ-ja nga Mitrovica LINK shfrytëzoi kapacitetet e saj dhe filloi shtypjen e mbrojtëseve për fytyrë, ku deri më tani ka prodhuar dhe shpërndarë 450 mbrojtëse për punëtorët në Mitrovicë dhe në pjesët e tjera të Kosovës.
Drejtori i LINK-ut Marko Rakiq tha se ekipi i tij i ka analizuar nevojat dhe është përpjekur t’i maksimizojë resurset e veta, duke u mbështetur në punën e vullnetarëve.
“Kjo ishte më e mira që mund ta bënim dhe ajo çka njerëzve u nevojitej në atë kohë,” tha ai.
Mbrojtëset janë u janë dhuruar spitaleve në Mitrovicë të Veriut dhe të Jugut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Suharekë, Kamenicë, Gushtericë e Poshtme, Gjilan dhe në Vushtrri.
“Këto mbrojtëse kanë ardhur në kohën më të duhur,” deklaroi motra medicinale e Caritas Kosovës, Rajmonda Muzliukaj.
Muzliukaj tha se mbrojtëset kanë ndihmuar në punën e saj të përditshme me popullatën e cenueshme në Mëhallën Rome të Mitrovicës.
“Kur themi se çdo ditë bëjmë ndryshimin, e themi se kjo me të vërtetë ndodh. Një vepër mirësie në ditë mjafton që ky ndryshim të ndodh.”
Mbrojtëset për fytyrë dhe maskat janë të parapara për të mbrojtur punëtorët shëndetësorë nga spërkalat e lëngjeve trupore në fytyrë, ku qëllimi përfundimtar i tyre është zvogëlimi i mundësive të infektimit me COVID-19 nga pacientët.
Arif Kadriu, i cili bashkërendoi donacionet e OJQ-së LINK në Mitrovicën e Jugut, pa ndikimin e donacioneve tek komunitetet e ndryshme nga dora e parë.
“Buzëqeshja e punëtorëve shëndetësorë kur morën maskat ishte njëri nga momentet më të mira të jetës sime”, tha ai.
Vullnetarët e LINK-ut filluan me prodhimin e mbrojtëseve në bashkërendim me shkollën teknike Mihailo Petrović – Alas në Mitrovicë të Veriut në printerin 3-D. Mbrojtëset janë të bëra nga plastika, ku përafërsisht nga një kilogram i materialit janë prodhuar 35 copë. Me përkrahjen e UNMIK-ut, LINK ka blerë dy printerë të ri 3D dhe material për prodhim, duke e rritur kështu prodhimin në 15 copë në ditë dhe duke rritur kapacitetet e ekipit për ndihmesë.
Drejtori i LINK Rakiq tha se shembujt e bashkëpunimit në Kosovë janë arsye e mirë për shpresë.
“Ne jemi bashkuar në luftimin e armikut të përbashkët, COVID-19. Rrjedhimisht, shpresoj se do të vazhdojmë këtë bashkëpunim në të ardhmen në luftimin e çdo të keqeje që i prek komunitetet.”
Donacionet e dhëna në mbarë Kosovën
Pas takimit me Dr. Jehona Krasniqin nga Klinika e Sëmundjeve Infektive në Prishtinë, gjatë një debati të përkrahur nga UNMIK-u në emisionin Jeta në Kosovë, është hartuar një plan për donacione më të mëdha, me ç’rast drejtori Rakiq dhe ekipi i tij filluan shpërndarjen në komunën e Suharekës, para se të vinin edhe kërkesat e tjera nga Gjilani dhe Kamenica.
Në ndërkohë, Qendra e Inovacionit në Graçanicë ka vazhduar me printimin e mbrojtëseve në ndërrime ditore e të natës që nga fillimi i pandemisë, duke arritur të prodhojë 600 mbrojtëse me vetëm një printer për t’i dhënë si donacion, ku rreth 200 sosh i janë dhënë spitalit në Graçanicë, ndërsa pjesa tjerë komunave.
Solidariteti fqinjësor siguron dërgesat e vazhdueshme
Qendra e Inovacionit në Graçanicë së fundi është ndihmuar nga kompania Formon me seli në Prishtinë, të cilët dhanë si donacion lëndën e parë kur e njëjta iu kishte harxhuar, duke mundësuar kështu vazhdimin e printimit të mbrojtëseve për fytyrë dhe shkurtimin e kohës së dërgesës deri në 90%, sipas Gjorgje Markoviqit.
“Është shumë e rëndësishme që komunitetet të punojnë me komunitete – ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta tejkaluar krizën sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Markoviq.
“Të gjithë duhet të punojmë së bashku tani, pavarësisht a jeni të zi apo të bardhë – në botë ka shumë urrejtje dhe tani nuk ka më vend për të.”
UNMIK së fundmi i dha ekipit si donacion edhe 3 printerë që rezulton me 300% rritje të kapacitetit të prodhimit.
Mbrojtëset 3D vijnë në Kllokot
UNMIK-u gjithashtu ka bërë të njëjtin donacion Qendrës për Diversitet dhe Zhvillim të Pakicave (SMAART) në Kllokot. Qendra, e cila është themeluar përmes financimit të Projektit të UNMIK-ut për ndërtimin e besimit në mars 2020, ka qenë e paraparë t’i hapë dyert për komunitetin e pakshërbyer të të rinjve shumetnikë para se të godiste pandemia.
Qendresa Mehmeti, një vullnetare 18-vjeçare, tha se Qendra tanimë kishte filluar me printimin mbrojtëseve për fytyrë pas pranimit të printerëve para pak më shumë se një jave.
“Është shumë me rëndësi se njerëzit që i mbrojnë komunitetet të jenë vet të mbrojtur. Jemi të gëzuar që së shpejti do të kemi mundësinë të fillojmë dhënien e donacioneve punëtorëve tonë në vijën e parë të frontit!”