PËRKRAH KOSOVËS: UNMIK-u DORËZON PAKO USHQIMORE E HIGJIENIKE NË TË GJITHA KOMUNAT E KOSOVËS
Përderisa Kosova, ashtu si tërë bota, ballafaqohet me diçka që mund të jetë një prej periudhave më të vështira në kujtesën e gjallë, UNMIK-u u sigurua që pakot ushqimore e higjienike t'i arrijnë të gjitha komunat si pjesë e reagimit më të gjerë ndaj COVID-19.
Pjesa e fundit e gjithsej 2159 pakove ushqimore dhe 1450 higjienike u dorëzuan më 19 maj nëpër komuna për shpërndarje të mëtutjeshme.
Donacionet janë vetëm një pjesë e reagimit të UNMIK-ut ndaj COVID-19, një angazhim njëmujor asistence, që përfshin gjithashtu edhe donacione të pajisjeve personale mbrojtëse dhe teknologjike.

Iniciativa u hap nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin më 12 maj, i cili njëherësh ia dorëzoi donacionin e parë kryetarit të Fushë Kosovës, Burim Berishës. PSSP Tanin theksoi se iniciativa ka për qëllim të gjejë shtrirje tek komunitetet e të gjitha komunave, sidomos atyre më të prekurave.
"UNMIK-u është këtu për të përkrahur njerëzit, institucionet, komunitetet dhe të ardhmen e Kosovës. Nëse kjo pandemi ka qartësuar diçka, ajo është se bota duhet të jetë e bashkuar për ta tejkaluar këtë pengesë; do ta luftojmë këtë sfidë së bashku," PSSP Tanin theksoi.

Kryetarët zotohen: përkrahje aty ku nevojitet më së shumti
Gjatë shërndarjes së donacioneve gjatë javës, kryetarët e komunave, drejtorët e shëndetësisë dhe autoritetet tjera lokale ishin aty për të pranuar donacionet, të cilat u shpërndanë barabartë sipas nevojave të komunave.
Kryetarët e komunave anembanë Kosovës falënderuan UNMIK-un për donacionet dhe nënvizuan se do të sigurohen që ato të arrijnë tek personat më të prekur në komunat përkatëse.

Duke e falënderuar PSSP-në për përkrahjen e vazhdueshme të misionit, posaçërisht gjatë kohëve të vështira, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri theksoi se “virusi i pamëshirshëm” nuk njeh fe, enticitet apo komunitet.
“E falënderoj misionin e OKB-së në Kosovë, i cili përmes përfaqësuesit në Kosovë, Zahir Tanin, solli në Gjilan 93 pako ushqimore dhe 40 pako me produkte higjienike për familjet në nevojë.”

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati tha se ndihma do të dorëzohet në vendet më të prekuar gjatë ditëve në vijim.
"E kam theksuar disa herë se nuk mund ta tejkalojmë pandeminë pa qenë të bashkuar.”
Kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq theksoi se përkrahja në kohë të duhur do të arrijë deri te familjet më të prekura në betejën kundër pandemisë.

Drejtoresha e Departamentit të Shëdetësisë në Komunën e Mitrovicës së Jugut Erseka Hasanaj Barani theksoi se përderisa bota lufton pandeminë e COVID-19, komuna ka bërë maksimumin për të përkrahur familjet në nevojë.
"E tërë ndihma që e pranojmë është tejet e nevojshme, duke pasur parasysh problemet financiare me të cilat ne si Komunë ballafaqohemi."

Pakot ushqimore përfshinin miell, vaj, qumësht, oriz, makarona, kripë, sheqer, mish të konservuar, peshk të konservuar; kurse produktet higjienike përmbanin sapun, shampon, detergjent enësh, detergjent rrobash, pastë dhëmbësh, produkte higjienike për femra dhe letër toaleti.

Printimi si preventivë – Printerët 3D ndihmesë në betejë
Gjatë javës së parë të shpërndarjes së donacioneve, gjashtë printerë 3D dhe rreth 150 pako fijesh për printimin e mburojave për fytyrë gjithashtu u dorëzuan në Qendrën Inovative të Graçanicës dhe Qendrën për Diversitet dhe Zhvillim Pakicash (SMAART) në Kllokot.

Donacionet janë vazhdimësi e donacioneve të ngjashme të mëparshme për OJQ-në e Mitrovicës LINK dhe organizatat punojnë në koordinim mes vete për të printuar mburoja për fytyrë për t’ju dhuruar punëtorëve shëndetësorë në vijën e parë të frontit.

Qendra Inovative e Graçanicës ka punuar pandërprerë që nga fillimi i pandemisë, duke shfrytëzuar vetëm një printer dhe ndihmë vullnetare për prodhimin e 600 mburojave të fytyrës të cilat u janë dhuruar qendrave shëndetësore. Printerët e rinj nënkuptojnë rritje 300 për qind të kapacitetit prodhues.
Në të njëjtën kohë, qendra SMAART në Kllokot ishte bërë gati t’i hapte dyert për komunitetin rinor multietnik të papërfshirë kur u shfaq pandemia dhe u shpallën kufizimet.
Qenda ka mbajtur kurse online për shëndetin mendor në ndërkohë dhe, përmes këtij donacioni, do të fillojë të prodhojë mburoja për fytyrë që do të dorëzohen në barnatore dhe spitale lokale.

Faza e dytë
Faza e dytë e donacioneve që do të përfshijnë 2072 pako të paisjeve mbrojtëse dhe 265 tabletë do të nisë së shpejti, kurse shumë aktivitete tjera të Misionit dhe puna tjetër si pjesë e përgjigjes ndaj COVID-19 janë në vazhdim e sipër. Secila pako e paisjeve mbrojtëse do të përbëhet prej 50 maskave dhe palëve dorëzash. Ato janë pjesë e reagimit të drejtpërdrejtë ndaj një numri të konsiderueshëm kërkesash nga komunat.
“UNMIK-u po punon me partnerë për të përkrahur komunitetet përmes projekteve tjera – dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë – përderisa vazhdojnë pasojat e pandemisë globale,” PSSP Tanin nënvizoi.
UNMIK-u qëndron përkrah njerëzve të Kosovës!

Detajet e donacioneve ushqimore dhe higjienike:
12 maj 2020:
Dita e parë, 12 maj 2020: |
87 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Pejë, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Deçan, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Istog, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Klinë, |
93 pako ushqimore dhe 36 pako higjienike në Prishtinë, |
50 pako ushqimore dhe 30 pako higjienike në Fushë Kosovë, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Podujevë. |
13 maj 2020:
93 pako ushqimore dhe 40 pako ndihmash në Gjilan, |
50 pako ushqimore dhe 30 pako higjienike në Kamenicë, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Ranillug, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Novobërdë. |
14 maj 2020:
Tre printerë 3D dhe 72 pako fijesh për printimin e mburojave për fytyrë në Qendrën Inovative në Graçanicë, |
50 pako ushqimore dhe 30 pako higjienike në Junik, |
75 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Gjakovë, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Malishevë, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Rahovec, |
50 pako ushqimore dhe 30 pako higjienike në Graçanicë, |
50 pako ushqimore dhe 30 pako higjienike në Lipjan, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Shtime, |
63 pako ushqimore dhe 44 pako higjienike në Mitrovicën e Veriut, |
63 pako ushqimore dhe 44 pako higjienike në Leposaviq. |
15 maj 2020
79 pako ushqimore dhe 59 pako higjienike në Mitrovicën e Jugut, |
63 pako ushqimore dhe 44 pako higjienike në Zveçan, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Shtërpcë, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Partesh, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Kllokot, |
93 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Ferizaj, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Viti, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Kaçanik, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Han të Elezit, |
3 printerë 3D printers dhe 72 pako fijesh në Qendrën për Diversitet dhe Zhvillim Pakicash "SMAART” në Kllokot. |
16 maj 2020
88 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Prizren, |
50 pako ushqimore dhe 30 pako higjienike në Mamushë, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Suharekë, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Dragash, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Skenderaj, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Vushtrri, |
50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike në Obiliq. |
19 maj 2020
62 pako ushqimore dhe 43 pako higjienike në Zubin Potok. |





















