GRUPI PËR SIGURI DHE BARAZI GJINORE E DËNOJNË GJUHËN FYESE NDAJ ZËVENDËNDËSKRYETARËS SË KUVENDIT SARANDA BOGUJEVCI DHE BËN THIRRJE PËR RESPEKTIM TË TË DREJTAVE TË GRAVE

10 Mar 2023

GRUPI PËR SIGURI DHE BARAZI GJINORE E DËNOJNË GJUHËN FYESE NDAJ ZËVENDËNDËSKRYETARËS SË KUVENDIT SARANDA BOGUJEVCI DHE BËN THIRRJE PËR RESPEKTIM TË TË DREJTAVE TË GRAVE

10 Mars 2023

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) i dënon reagimet fyese dhe seksiste ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, të bëra në rrjetet sociale pas një debati në Parlamentin e Kosovës që u zhvillua me 9 mars, ku u diskutua për të drejtat e grave për të lindur fëmijë përmes asistencës mjekësore.

Disa nga mesazhet e shprehura në publik dhe në internet përbëjnë sulm ndaj grave në përgjithësi, dhe znj. Bogujevci në veçanti dhe mund të përbëjnë gjuhë të urrejtjes. Parlamenti nuk duhet të lërë hapësirë për diskurs ofendues që synon individë ose grupe të bazuara në karakteristika të qenësishme.

Çështja e shëndetit riprodhues të grave definohet dhe sqarohet nga Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) e cila pasqyrohet në nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës dhe si e tillë është drejtpërdrejt e zbatueshme. CEDAW njeh dhe mbron të drejtën e grave për shëndet, duke përfshirë shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues. Përveç kësaj, Ligji për Barazi Gjinore përcakton qartë se diskriminimi gjinor i drejtpërdrejtë ose i tërthortë është i ndaluar, duke përfshirë këtu trajtimin më pak të favorshëm të grave për shkak të shtatzënisë dhe amësisë, statusit martesor, kombësisë, racës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, statusit social, besimit fetar, moshës ose çdo bazë tjetër e përcaktuar me ligj ose marrëveshje dhe instrumente ndërkombëtare në fuqi.

GSBGJ u bën thirrje institucioneve përkatëse që të respektojnë angazhimet e tyre që rrjedhin nga dokumentet ndërkombëtare dhe të sigurohen që të gjitha gratë dhe vajzat të mbrohen nga diskriminimi dhe rastet e gjuhës së urrejtjes.

Note to press:

The Security and Gender Group (SGG) is a multi-stakeholder group, chaired by UN Women. The following signatories are members of SGG and support this public statement:

International organizationsUN Kosovo Team(UNKT) agencies including the Office of the UN Development Coordinator, UN Women, IOM Kosovo, United Nations Development Programme (UNDP Kosovo), United Nations Children’s Fund (Unicef Kosovo Programme), United Nations Human Settlements Programme (UN-Habitat Kosovo), Office of the High Commissioner for Human Rights (OHCHR), United Nations Population Fund (UNFPA Kosovo), World Health Organization (WHO), United Nations Office for Project Services (UNOPS Kosovo), Office of the United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR Kosovo); OSCE Mission in KosovoEULEX Kosovo (Official)Embassy of Sweden in PristinaUNMIK - United Nations Mission in KosovoAustrian Development Agency; EU/EUSR .Women’s organizations and NGOs: SIT - Center for Counseling, Social Services and ResearchKosova Women's NetworkYouth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS) ; Jahjaga Foundation; Kosovo Gender Studies Center (Qendra Kosovare për Studime Gjinore); Kosovo Law Institute; Center for Equality and Liberty (Cel Kosovo); Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of KosovoInject - Initiative for Justice and EqualityKosova - Women 4 Women .

Kosovo Institutions: Office of the President of Kosovo ; Agency for Gender Equality(Agjencia për Barazi Gjinore/ Zyra e Kryeministrit)