DEKLARATË NGA UNMIK-U, 1 SHKURT 2023
Mandati i UNMIK-ut është të sigurojë kushte për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës. Në mbështetje të kësaj, Zyra Rajonale e UNMIK-ut në Mitrovicë, e kryesuar nga Danilo Rosales Diaz, punon për të lehtësuar marrëdhëniet paqësore ndërmjet komuniteteve përmes kontakteve të rregullta me bashkëbisedues nga fusha e sundimit të ligjit, përfaqësues politikë dhe komunalë, si dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Në lidhje me pretendimet e fundit të pabazuara, UNMIK-u bën thirrje për kujdes dhe raportim të përgjegjshëm. Anëtarët e UNMIK-ut i përmbahen standardeve më të larta profesionale të Kombeve të Bashkuara për integritetin, paanshmërinë dhe neutralitetin.
UNMIK-u mbetet i palëkundur në përmbushjen e mandatit të tij dhe në shërbim të popullit të Kosovës.
***
Për pyetje mediatike, ju lutemi kontaktoni: unmik-press-office@un.org