KOMUNIKATË PËR SHTYP NGA UNMIK-u 8 SHKURT 2019

8 Shk 2019

KOMUNIKATË PËR SHTYP NGA UNMIK-u 8 SHKURT 2019

Më 3 shkurt 2019, Policia e Kosovës kërkoi të intervistonte një punonjës të UNMIK-ut rreth një kundërvajtje në Prishtinë.

UNMIK-u është duke mbledhur informata dhe do të ndërmarrë veprim të duhur në pajtim me politikat dhe procedurat e Kombeve të Bashkuara.

UNMIK-u dënon ashpër raportimet në mjete të caktuara informimi televizive, shtypi dhe online të cilat kanë lëshuar akuza shtesë të papërgjegjshme dhe të pabaza, kanë zbuluar informata personale dhe informata tjera konfidenciale, kanë shkelur privacinë, kanë shkaktuar dëmtim të reputacionit dhe kanë rrezikuar sigurinë e punonjësve të UNMIK-ut dhe anëtarëve të tyre të familjes.

UNMIK-u tutje shpreh shqetësim të thellë rreth transmetimit të raportit policor dhe materialit tjetër konfidencial dhe ju bën thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa lidhur me zbulimin dhe publikimin e gabuar.