PSSP TANIN TAKON ZYRTARË GJERMAN NË BERLIN

20 Shk 2019

PSSP TANIN TAKON ZYRTARË GJERMAN NË BERLIN

Më 20 shkurt 2019, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Z. Zahir Tanin përfundoi vizitën zyrtare në Berlin ku u takua me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë, Kabinetit të Kancelares, si dhe të Qendrës për Operacione Ndërkombëtare të Paqes dhe një deputet të parlamentit.  

Ata shkëmbyen pikëpamjet rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, përfshirë dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës.