SPSSP TANIN TAKON PROKURORIN E SPECIALIZUAR JACK SMITH
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Z. Zahir Tanin, u takua sot me Prokurorin e Specializuar, Z. Jack Smith, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë që nga emërimi në detyrë. Që të dytë vlerësuan thellësinë dhe cilësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm profesional në mes të Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës së Prokurorit Specialist në pajtim me kornizat ligjore përkatëse.