PSSP mirëpret në UNMIK Ambasadorët e Izraelit dhe të Belgjikës

previous next
22 Dhj 2016

PSSP mirëpret në UNMIK Ambasadorët e Izraelit dhe të Belgjikës

Shpend Berbatovci

Më 21 dhjetor 2016, PSSP Zahir Tanin mirëpriti në UNMIK Ambasadorën e Izraelit në Beograd, Dr Alona Fisher-Kamm. PSSP dhe  Ambasadorja Fisher-Kamm diskutuan një sërë çështjesh duke përfshirë dialogun e BE-së, sundimin e ligjit dhe situatën ekonomike në Kosovë.

Më 15 dhjetor 2016, PSSP Tanin u takua në selinë e UNMIK-ut me Ambasadorin e Belgjikës, Z. François Bontemps. Z. Bontemps me rezidencë në Sofie, është Ambasador për Kosovën, Shqipërinë, Bulgarinë si dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. PSSP dhe Ambasadori shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), Z. Zahir Tanin (në të djathtë) duke mirëpritur në selinë e UNMIK-ut Ambasadorën e Izraelit në Beograd, Dr. Alona Fisher-Kamm (në të majtë).   ©UNMIK Photo by: Shpend Bërbatovci

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), Z. Zahir Tanin (në të djathtë) duke mirëpritur në selinë e UNMIK-ut Ambasadorin e Belgjikës, Z. François Bontemps (në të majtë).  ©UNMIK Photo by: Arton Muçolli