Sqarim nga UNMIK-u për disa raportime në media
Sanam Dolatshahi, Zëdhënëse e UNMIK-ut: "Sa i përket disa raportimeve në media për vizitën e Presidentit Hashim Thaçi, në liqenin e Gazivodë më 29 shtator, UNMIK-u dëshiron të sqarojë se stafi i UMMIK-ut as nuk ishin të njoftuar, e as të përfshirë në këtë vizitë. Personeli dhe automjetet e UNMIK-ut në atë zonë ishin të pranishëm vetëm duke përmbushur përgjegjësitë e monitorimit, të cilat përfshijnë përcaktimin dhe vlerësimin e situatave në terren, sipas mandatit të Misionit."