PSSP Tanin përshëndet strategjinë ‘ambicioze’ të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor

7 Shk 2018

PSSP Tanin përshëndet strategjinë ‘ambicioze’ të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor

Një fazë e re e angazhimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, u përshëndet sot nga kryesuesi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, gjatë adresimit të tij në Këshillin a Sigurimit.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë Zahir Tanin, e përshkruajti Strategjinë e re të BE-së, të publikuar dje, si “kornizën më ambicioze dhe më me ndikim për angazhim” që nga  viti 2003.

Ai theksoi se korniza e re e bëri të qartë, se anëtarësimi i Kosovës në BE do të ishte i pamundur pa normalizimin e marëdhënieve.

“2018 mund të paraqesë një momentum të ri për këtë dialog, dhe siç e theksoi  vet Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dje, dialogu do të mund të përfundonte në mënyrë pozitive, duke pasur parasysh vullnetin e liderëve, dhe inkurajimin adekuat nga bashkësia ndërkombëtare,” PSSP Tanin tha në Këshillin e Sigurimit.

Ai poashtu në fjalimin e tij theksoi një varg polemikash, të cilat e rrethuan Kosovën gjatë muajve të fundit.

E para ishte përpjekja e 43 deputetëve të Kosovës në dhjetor, për ta shfuçizuar ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit Special, qëllimi i të cilit është persekutimi i krimeve individuale  të kryera gjatë konfliktit në Kosovë.

PSSP Tanin e informoi Këshillin e Sigurimit për disa prej diskutimeve me liderët e Kosovës kohët e fundit, ku ata ofruan siguri dhe qëllime të mirefillta për t’iu përmbajtur zotimeve ndërkombëtare.

“Ky gjyq nuk ka në shënjestër ndonjë komunitet apo grup të caktuar, por vetëm përgjegjësinë individuale për krimet. Kjo është diçka e njohur për shumicën në Kosovë, të cilët e kuptojnë që shfuqizimi i Dhomave të Posaçme thejshtë nuk është opcion. E vetmja rrugë përpara është pranimi i drejtësisë,” tha PSSP Tanin.

PSSP Tanin theksoi rëndësinë e zgjedhjes së rastit të atentatit në mes të ditës, së 16 Janarit të njërit prej politikanëve Serbë më eminentë të Kosovës, Oliver Ivanovic, që shkaktoi valë të shqetësimit në rajon dhe deshmoi një test tjetër të rëndësishëm për institucionet e Kosovës.

“Dështimi për t’i identifikar autorët e krimit nuk do të ishte vetëm një dështim i tmerrshëm i drejtësisë, por gjithëashtu do të minonte besimin e të gjitha palëve.”

PSSP Tanin lavdëroi shembujt e fundit të bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit, duke përfshirë atë menjëherë pas vrasjes së Ivanovicit dhe visitës pasuese të Presidentit Serb Aleksandar Vucic në Kosovë.

“Është me rëndësi të ceket se liderët në Prishtinë dhe Beograd, kanë reaguar ndaj kësaj ngjarjeje shpejtë dhe në mënyrë të përgjegjshme.”  

Duke përshkruar sfidat aktuale në sundimin e ligjit; fuçizuar rolin e grave dhe rinisë në politikë, duke reaguar ndaj kushteve ekonomike dhe sociale në Kosovë; dhe duke ndërtuar besim në mes të komuniteteve të Kosovës, PSSP Tanin theksoi rëndësinë e bashkimit të vullnetit politik dhe unitetit për të tejkaluar këto sfida.

PSSP Tanin tha, pas një varg takimesh në Prishtinë, Beograd dhe Tiranë, “Përkundër dallimevë zëshëm të theksuara, unë jam i bindur që këta liderë poashtu kanë një mirëkuptim më të gjerë për natyrën e sfidave që duhet të kapërcehen, dhe njejtë, të mos zvarriten vazhdimisht veprimet për nje ditë tjetër,” that PSSP Tanin.

Read the full statement in English here (PDF) 

Lexo deklaratën e plotë të PSSP-së në shqip (PDF) 

Izjava na srpskom dostupna je ovde (PDF)