PSSP Tanin takon Kryeministren Serbe dhe Zëvendës Kryeministrin e Parë / Ministrin e Jashtëm

5 Shk 2018

PSSP Tanin takon Kryeministren Serbe dhe Zëvendës Kryeministrin e Parë / Ministrin e Jashtëm

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, takoi Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, më 2 shkurt 2018.  Takimi u zhvillua në prag të sesionit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën të paraparë për 7 shkurt.

Si pjesë e konsultimeve të tij të rregullta me palët e interesit në Beograd, PSSP Tanin gjithashtu takoi Zëvendës Kryeministrin e Parë Serb dhe Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq; Drejtorin e Zyrës së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq; dhe përfaqësues diplomatik.

Gjatë takimeve PSSP Tanin shkëmbeu me bashkëbiseduesit e tij pikëpamjet rreth çështjeve të ndryshme përfshirë zhvillimet politike dhe të sigurisë, dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës të ndërmjetësuar nga BE-ja, dhe raportin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm para Këshillit të Sigurimit.

Gjatë qëndrimit në Beograd PSSP po ashtu takoi Patriarkun Irinej, Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, me të cilin diskutoi trashëgiminë kulturore në Kosovë si dhe rolin dhe shqetësimet e kishës.