PSSP viziton Komunën e Kamenicës
Më 14 mars, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, vizitoi Komunën e Kamenicës dhe takoi Kryetarin Qëndron Kastrati.
PSSP-ja dhe Kryetari shkëmbyen pikëpamje rreth një mori çështjesh përfshirë zhvillimin socio-ekonomik, integrimin e komuniteteve dhe barazinë gjinore në komunë.
Pas takimit, PSSP-ja dhe Kryetari vizituan shkollën fillore Desanka Maksimoviq dhe gjimnazin Ismail Qemali.