PSSP TANIN TAKOI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË SHQIPËRISË NË TIRANË

20 Tet 2017

PSSP TANIN TAKOI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË SHQIPËRISË NË TIRANË

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, takoi Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

PSSP Tanin dhe Ministri i Jashtëm Bushati shkëmbyen pikëpamjet rreth situatës në Kosovë, marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, si dhe rolin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.  PSSP-ja shfyrtëzoi rastin ta përgëzojë zotimin e fundit të Shqipërisë për të kontribuar në Fondin e Besimit të Sekretarit të Përgjithshëm në Mbështetje të Viktimave të Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual.

Gjatë vizitës në Tiranë, PSSP Tanin gjithashtu takoi Drejtorin e Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Strategjike, Ferit Hoxha, dhe Brian J. Williams, Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Shqipëri.

Vizita në Tiranë, pjesë e angazhimit të PSSP Tanin me grupet kyçe të interesit lidhur me mandatin e misionit, u zhvillua në prag të prezentimit të tij para Këshillit të Sigurimit për Kosovë në Nju Jork.