PSSP Tanin takohet me Nënsekretarin e Shtetit të Italisë

25 Tet 2017

PSSP Tanin takohet me Nënsekretarin e Shtetit të Italisë

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovë dhe shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, u takua më 23 tetor me Benedetto Della Vedova, Nënsekretar i Shtetit për Punë të Jashtme të Italisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë.

Gjatë takimit, ku morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë, PSSP Tanin dhe Nënsekretari Della Vedova diskutuan për situatën në Kosovë pas dy palë zgjedhjeve që u mbajtën kohëve të fundit, perspektivën e vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës, the dinamikat më të gjëra në rajon. PSSP Tanin poashtu e njohtoi për rolin e vazhdueshëm të UNMIK-ut në ndihmën për të promovuar paqen dhe sigurinë dhe rritjen e besimit në mes të komuiteteve.

Vizita në Romë, pjesë e angazhimit të PSSP-së me anëtarët e nivelit  më të lartë të Këshillit të Sigurimit, u mbajt para debatit të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, të cilin Italia do ta kryesojë gjatë muajit nëntor.