PSSP TANIN TAKON PRESIDENTIN SERB DHE ZËVENDËSKRYEMINISTRIN / MINISTRIN E JASHTËM

9 Gsh 2017

PSSP TANIN TAKON PRESIDENTIN SERB DHE ZËVENDËSKRYEMINISTRIN / MINISTRIN E JASHTËM

Më 9 gusht, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm Zahir Tanin u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe më pas me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm Ivica Daciq, si pjesë e konsultimeve të rregullta përpara takimit të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, të planifikuar të mbahet më 16 gusht.

Gjatë takimeve, PSSP Tanin dhe bashkëbiseduesit e tij shqyrtuan gjendjen e tanishme politike dhe atë të sigurisë dhe u pajtuan mbi  rëndësinë e kontributit të UNMIK-ut për ruajtjen e stabilitetit, dhe mbështetjen e dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës. Ata gjithashtu diskutuan për nismën e rëndësishme të Presidentit serb për dialog të brendshëm për Kosovën.