PSSP TANIN ZHVILLON KONSULTIME TË RREGULLTA ME KRYEMINISTRIN E KOSOVËS ALBIN KURTI PËRPARA SESIONIT TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT

11 Tet 2021

PSSP TANIN ZHVILLON KONSULTIME TË RREGULLTA ME KRYEMINISTRIN E KOSOVËS ALBIN KURTI PËRPARA SESIONIT TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT

Më 11 tetor, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin u takua me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si pjesë e konsultimeve të rregullta përpara sesionit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Gjatë takimit, PSSP Tanin ritheksoi përkrahjen e vazhdueshme të UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike si dhe ndërtimin e besimit në mes të komuniteteve të Kosovës. PSSP-ja dhe Kryeministri Kurti gjithashtu diskutuan mbi zhvillimet e fundit dhe dialogun Beograd-Prishtinë, me ç'rast Shefi i UNMIK-ut nënvizoi rëndësinë e angazhimit të vazhduar përmes mekanizmave ekzistues të dialogut. 

PSSP Tanin do t’i raportojë Këshillit të Sigurimit më 15 tetor 2021.

 

Shih edhe: PSSP Tanin zhvillon konsultime të rregullta në Beograd, takon Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq