PSSP TANIN ZHVILLON KONSULTIME TË RREGULLTA NË BEOGRAD, TAKON PRESIDENTIN E SERBISË ALEKSANDAR VUÇIQ

7 Tet 2021

PSSP TANIN ZHVILLON KONSULTIME TË RREGULLTA NË BEOGRAD, TAKON PRESIDENTIN E SERBISË ALEKSANDAR VUÇIQ

Më 7 tetor 2021, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin, u takua me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Takimi u zhvillua si pjesë e konsultimeve të rregullta të PSSP Tanin përpara takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Çështje të interesit të përbashkët, përfshirë zhvillimet e fundit politike u diskutuan në takim, dhe PSSP Tanin theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të mekanizmave ekzistues të dialogut për të promovuar paqen dhe ndërtimin e besimit. 

PSSP Tanin, i shoqëruar nga Zëvendës Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Barrie Freeman dhe Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm në Beograd Mari Yamashita, gjatë vizitës së tij gjithashtu do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë Nikola Selakoviq dhe me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

PSSP Tanin do t’i raportojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 15 tetor 2021.