PSSP Tanin u bën thirrje të gjitha palëve që të adresojnë çështjet lidhur me zbatimin e masave në targat përmes mekanizmave të vendosur të dialogut
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK -ut Zahir Tanin vë në dukje ngërçin e vazhdueshëm mbi zbatimin e masave në targa dhe bashkohet me partnerët ndërkombëtarë në nxitjen e të gjitha palëve për të adresuar çështjet përmes mekanizmave të vendosur të dialogut, në mbështetje të lëvizjes së lirë të personave dhe mallrave dhe në interes të popullatave.
PSSP Tanin u përkujton palëve se veprimet e njëanshme bartin rrezikun e përshkallëzimit dhe duhen të shmangen në interesin e paqes, sigurisë dhe sigurisë së popullsive. “Ju bëj thirrje të gjitha palëve të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur tensionet përmes procesit të dialogut politik,” PSSP Tanin theksoi.