PSSP ZAHIR TANIN TAKON ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENTIN E SERBISË

13 Dhj 2018

PSSP ZAHIR TANIN TAKON ALEKSANDAR VUÇIQ, PRESIDENTIN E SERBISË

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, takoi sot në Beograd Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në takim, Presidenti dhe PSSP vlerësuan kompleksicitetin e rrethanave aktuale politike dhe nënvizuan nevojën që të gjithë të mbështesin paqën dhe stabilitetin. 

Gjatë diskutimit të situatës aktuale, PSSP Tanin theksoi se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbetet baza ligjore për pranitë ndërkombëtare në Kosovë dhe se si KFOR-i ashtu edhe UNMIK-u punojnë plotësisht përbrenda kësaj kornize ligjore. 

Presidenti  Vuçiq dhe PSSP Tanin nënvizuan rëndësinë vitale të nevojës për vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës pavarësisht sfidave serioze ekzistuese.