PSSP zhvillon konsultime të nivelit të lartë me zyrtarë të NATO dhe BE në Bruksel
Gjatë kësaj jave, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, z. Zahir Tanin, zhvilloi konsultime të nivelit të lartë në Bruksel më zyrtarë të NATO-së dhe të Bashkimit Evropian. Në këto takime morën pjesë zyrtarë të lartë përgjegjës për operacione, çështje politike, si dhe të strukturave për menaxhim të krizave në NATO dhe udhëheqësit e BE-së për Reagim ndaj Krizave dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe drejtorinë për Punë të Jashtme për Evropë dhe Azi Qendrore. Të dyja institucionet shprehën përkrahjen e fuqishme dhe mirënjohje e tyre për bashkëpunim dhe partneritet më Misionin e OKB-së në Kosovë. Përveç hollësive të zhvillimeve aktuale në mes të Prishtinës dhe Beogradit, u diskutuan edhe perspektivat afatgjate për stabilitetin e rajonit.