SHEFI I RI I UNICEF-IT VIZITON UNMIK-UN

6 Shk 2017

SHEFI I RI I UNICEF-IT VIZITON UNMIK-UN

Shefi i ri i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. Brandao Co, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Z. James Mugaju, takuan Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Z. Zahir Tanin, dhe Zëvendësin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Z. Christopher Coleman të premten më 3 shkurt.

Z. Co dhe Z. Mugaju falënderuan UNMIK-un për përkrahje. Të dy palët shprehën përkushtim për vazhdimin e bashkëpunimit frytdhënës në fushat e interesit të përbashkët, përderisa Z. Tanin veçanërisht theksoi interesimin e Misionit të promovojë punën e UNICEF-it.

Nga e majta, Zëvendës Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Z. Christopher Coleman, zëvendës shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. James Mugaju, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Z. Brandao Co dhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Z. Zahir Tanin.