PSSP TANIN TAKON SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË NATO-S, JENS STOLTENBERG

6 Shk 2017

PSSP TANIN TAKON SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË NATO-S, JENS STOLTENBERG

Më 3 shkurt 2017, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Kosovën dhe takoi PSSP-në Tanin dhe shefat e organizatave tjera ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë këtij takimi, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë të organizatave ndërkombëtare në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg gjithashtu takoi udhëheqësinë e Kosovës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe zbutjes së tensioneve në mes të udhëheqësve të Beogradit dhe Prishtinës.