![]() |
Peter N. Due Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shef i UNMIK-ut Z. Due ka 30 vjet përvojë të gjerë në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Nga viti 2019 deri në 2025 ai shërbeu si drejtor për Azinë dhe Paqësorin në Departamentin për çështje politike, të ndërtimit të paqes dhe të operacioneve të paqes. Më parë, ai ishte drejtor për Azinë, Lindjen e Mesme, Evropën dhe Amerikën Latine në Departamentin e operacioneve të paqëruajtjes nga viti 2015 deri në 2019. z. Due gjithashtu shërbeu si Përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shef i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd nga viti 2013 deri në 2015, si dhe ishte zyrtar për çështje politike në UNMIK në Prishtinë në vitet 1999-2000. Në Nju Jork, ai ka punuar si shef i Zyrës/asistent special i Nënsekretarit të Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, nga viti 2009 deri në 2013, udhëheqës i Ekipit për Afrikën Perëndimore, nga viti 2008 deri në 2009, dhe udhëheqës i Ekipit për Evropën dhe Amerikën Latine, në vitin 2008. Në fillim të karrierës së tij në Kombet e Bashkuara, ai ka shërbyer në Sierra Leone dhe në Liberi. Përveç detyrave të tij në Kombet e Bashkuara, z. Due ka punuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, në Kopenhagë dhe Eritre. Zoti Due ka diplomë baçellor i arteve dhe diplomë master në filozofi, politikë dhe ekonomi nga Universiteti i Oksfordit, Mbretëria e Bashkuar; një diplomë master në marrëdhënie ndërkombëtare nga Instituti Graduate i Studimeve Ndërkombëtare në Gjenevë, Zvicër; dhe një diplomë master i shkencave në shkenca sociale dhe filozofi nga Universiteti i Kopenhagës, Danimarkë. Përveç gjuhës së tij amtare daneze, ai flet anglisht, frengjisht dhe gjermanisht. |
|
![]() |
Milbert Dongjoon Shin Para kësaj, zoti Shin ishte shef i Strategjisë ligjore dhe analizës dhe shef i hetimeve në Ekipin hetimor të Kombeve të Bashkuara për avancimin e llogaridhënies lidhur me krimet e kryera nga Da'esh/ISIL (UNITAD) në Irak. Para kësaj detyre, z. Shin ishte shef i Seksionit të drejtësisë dhe shërbimit korrektues në Misionin e Integruar të Stabilizimit Shumëdimensional të Kombeve të Bashkuara në Mali (MINUSMA). z. Shin ka shërbyer gjithashtu si shef i Seksionit për çëshjte politike në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Liberi (UNIMIL), ndërsa më herët në karrierën e tij ka punuar si këshilltar ligjor në UNMIK. Përveç detyrave të tij në Kombet e Bashkuara, z. Shin ka punuar në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, D.C., si dhe ka qenë konsulent i disa organizatave shumëpalëshe dhe joqeveritare. z. Shin ka doktoruar në shkenca juridike në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, School of Law, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka diplomë baçellor i arteve në klasikë nga Univeristeti Harvard i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe atë françeze. |
|
| PSSP-të-e-mëparshëm | ||
|
|
||
|
|
||
|
|
KB
Paqeruajtja e Kombeve të Bashkuara

