“Storiet nga ana tjetër”: UNMIK-u lanson Platformën për bashkëpunim me të rinjtë e Kosovës

17 Jan 2017

“Storiet nga ana tjetër”: UNMIK-u lanson Platformën për bashkëpunim me të rinjtë e Kosovës

Storiet nga ana tjetër: Përceptimet kundrejt realitetit

“Storiet nga ana tjetër”: UNMIK-u lanson Platformën për bashkëpunim me të rinjtë e Kosovës

Studentët e drejtësisë, shkencave politike dhe qeverisjes lokale, identifikuan korrupsionin, nepotizmin, papunësinë, kurikulën arsimore, izolimin e rinisë, dhe pakënaqësitë e së kaluarës si sfidat kyçe që e dëmtojnë rininë në Kosovë.

17 Janar, 2016, Prishtinë – Së voni, UNMIK-u ka inicuar Ditët e veta të Dyerve të Hapura për rininë në Kosovë, duke mbajtur një session punues të quajtur “Storiet nga ana tjetër: Përceptimet kundrejt realitetit”. Ngjarja, mblodhi muajin e kaluar 27 studentë të drejtësisë, shkencave politike dhe qeverisjes lokale, nga bashkësitë shqiptare, serbe, boshnjake dhe rome, prej anambanë Kosovës.

Pjesëmarrësit nga bashkësitë e ndryshme ndanë tregimet e tyre gjatë dy sesioneve tematike që përfshinë një panel diskutimi lidhur me institucionet e OKB-së dhe rolin aktual të UNMIK-ut në Kosovë, si dhe një ushtrim përkrahjeje në grupe të përziera.

Përderisa shumica e studentëve studionin drejtësinë, prezenca e disa studentëve të shkencave politike dhe qeverisjes lokale shkaktoi një diskutim të gjallë dhe i dha thellësi bisedës.

Sesioni i pare i ngjarjes u udhëhoq nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), Zahir Tanin, dhe përfshiu prezantimet e Sektorit të Drejtësisë, Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Zyrës sw UNMIK-ut për Mbështetje të Bashkësive, të cilët përshkruajtën rolin e UNMIK-ut në mbështetjen e popullatës së Kosovës.

PSSP nënvizoi rëndësinë e rinisë në Kosovë, dhe i inkurajoi ata të jenë më proaktivë në eksplorimin e bashkëpunimit ndëretnik. PSSP theksoi se shumica e problemeve në Kosovë, i dëmtojnë të gjitha bashkësitë, dhe prandaj kërkojnë zgjidhje të përbashkëta. Ai theksoi rëndësinë e ngjarjeve si “Storiet nga ana tjetër.”

Pas prezantimeve të sektoreve kyçe të UNMIK-ut, pjesëmarrësit me padurim pritën të dëgjojnë për mekanizmat ndërkombëtrë të mbojtjes së të drejtave të njëriut që janë në dispozicion për qytetarët e Kosovës, si dhe kontributin e UNMIK-ut në adressimin e kushteve të dobëta ekonomike dhe papunësinë e rinisë në Kosovë.

Gjatë pjesës së dytë të ngjarjes, pjesëmarrësit diskutuan në grupe të përziera çështejt më të ngutëshme  me të cilat ballafaqohen ata si të rinjë të Kosovës dhe u orvatën të gjejnë zgjidhje të përbashkëta.

Ushtrimi ishte i bazuar në metodën “Druri i problemeve,” e cila u mundësoi pjesëmarrësve t’i dallojnë shkaqet reale prej atyre të përceptuara dhe t’i adresojnë ato me veprime ligjore  të bazuara në bashkësi.

Pjesëmarrësit identifikuan korrupsionin, nepotizmin, papunësinë, kurikulën arsimore, izolimin e rinisë, dhe pakënaqësitë e së kaluarës si sfidat kyçe që e dëmtojnë rininë në Kosovë.

Në një diskutim të gjallë pjesëmarrësit argumentuan që mediat dhe arsimi janë kanale të fuçishme për ta përmirësuar status-quonë, por identifikuan se që të dyja vazhdojnë të jenë tejet të politizuara the të pazonjat t’u përshtaten nevojave ekzistuese.

Sa u përket zgjidhjeve, pjesëmarrësit diskutuan rolin e Këshillit Lokal të Veprimit Rinor, në avokimin e zhvillimeve që lidhen me rininë në nivele lokale dhe mënyrave për ta përmirësuar vënjen në pah të Këshillit Lokal të Veprimit Rinor.

Tema e debatit politik në mes të Beogradit dhe Prishtinës nxiti një debat rreth përmbajtjes dhe mungesës së informimit publik lidhur me marrëveshjet, ku pjesëmarrësit ndjenin se të dyja këto rrisin mundësinë për manipulim politik të publikut. Pjesëmarrësit cekën që të rinjtë, në veçanti avokatët e rinjë, do të mund të luanin një rol kyç në ngritjen e vetëdijes dhe mbështetjes së procesit të dialogut përmes një fushate në mediat sociale, me porosi të qarta dhe kreative  lidhur me përmbajtjen e marrëveshjeve.

Shkëmbimet e të rinjëve si dhe takimet ndëretnike, si kjo e inicuar nga UNMIK-u, u panë si shtytës kyçë të ndryshimit pozitiv dhe pjesëmarrësit shprehën aspiratat e tyre që ta shohin Zyrën e Bashkëpunimit Rajonal të Rinisë si funksionale dhe operuese, siç u pajtuan në Samitin për Ballaknin Perëndimor në korrik të vitit 2016.

Ngjarja vuri në pah shumë çështje të tjera “Nga ana tjetër,” dhe studentët ofruan ide për zgjidhjet. Pjesëmarrësit i bënë apel udhëheqësisë së UNMIK-ut që të mbështesin më shumë tubime të këtij lloji dhe theksuan rëndësinë e tyre – si për të mësuar për rolin e institucioneve të OKB-së në Kosovë ashtu edhe për të takuar moshatarët e tyre nga bashkësitë e ndryshme etnike – përparësi që nuk ishin në dispozicion përmes rutinës së tyre ditore ose studimeve universitare. Pak pas kësaj ngjarjeje, pjesëmarrësit vazhduan komunikimin në grupin e sapokrijuar në Facebook.

Ky aktivitet u organizua nga Zyrtarët e Rinisë së UNMIK-ut dhe Vullnetarët e OKB-së. Gjatë vitit 2017, Misioni i OKB-së në Kosovë do të jetë nikoqir i ngjrjeve të tjera me fokus në rininë e Kosovës.

UNMIK SRSG TANIN's address to Kosovo's 32 university students