PËRFAQËSUESI SPECIAL I SEKRETARIT TË PËRGJITSHSHËM VIZITON KOMUNËN E LIPJANIT

PSSP Zahir Tanin gjatë vizitës së Kishës Ortodokse të Shën Florit dhe Laurit në Lipjan.

previous next
24 Jan 2017

PËRFAQËSUESI SPECIAL I SEKRETARIT TË PËRGJITSHSHËM VIZITON KOMUNËN E LIPJANIT

PSSP Zahir Tanin shtrëngon duart me Kryetarin e Komunës së Lipjanit Z. Imri Ahmeti pas nënshkrimit të marrëveshjes për dorëzimin e veturës së UNMIK-ut. 

Vende të reja të punës dhe nevoja e vazhdueshme për pajtim në mes të komuniteteve etnike të Kosovës ishin dy çështjet kryesore të diskutuara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Z. Zahir Tanin dhe ekipit të tij udhëheqës me Kryetarin e Komunës dhe udhëheqësit e komuniteteve gjatë vizitës në komunën e Lipjanit më 20 janar.

PSSP Zahir Tanin dhe delegacioni që përbëhej prej Zëvendësit të tij, Z. Christopher Coleman, u pritën nga Kryetari i Lipjanit, Z. Imri Ahmeti dhe stafi i tij. Në përfundim të vizitës në zyrat e Komunës, PSSP Tanin i dhuroi komunës një veturë të UNMIK-ut 4X4 – që deri tani ka punuar pa një si masë kursyese – para se të vazhdojë tutje për të vizituar objetke të rëndësishme kulturore nën shoqërimin e Kryetarit të Komunës. 

Kryetari Ahmeti teston veturën e re të Komunës së Lipjanit, donacion nga UNMIK-u. 

PSSP Tanin shprehu lëvdatë për përpjekjet e Kryetarit Ahmeti në bashkimin e komunitetit të tij në mënyrë paqësore dhe gjithëpërfshirëse. Kryetari Ahmeti tha se përderisa komuna e tij ka përfaqësues nga të gjitha grupet etnike në sektorin e biznesit, dhe bashkëpunim të mirë ndërmjet komuniteteve, sfida më e madhe për komunën është krijimi i mundësive të punësimit për banorët.

Kisha Ortodokse e Shën Florit dhe Laurit në Komunën Lipjanit. 

PSSP Tanin shprehu përkrahjen e UNMIK-ut për përpjekjet e Komunës dhe inkurajoi ndërmarrjen e hapave konkretë në punën rreth rasteve të personave të zhdukur, përfshirje më të madhe të grave në shoqërinë civile dhe pajtim në mes të komuniteteve etnike. U arrit pajtueshmëri me qëndrimin e PSSP-së se: “Është e rëndësishme që rinia të lidhet me të ardhmen e jo me të kaluarën.”

PSSP-ja konfirmoi gatishmërinë e UNMIK-ut të ndihmojë në përpjekjet drejt pajtimit të shoqërisë.

Delegacioni i UNMIK-ut, përfshirë ZPSSP Coleman (majtas) dhe PSSP Tanin në takim me stafin e Kryetarit Ahmeti në objektet e Komunës së Lipjanit.

Delegacioni i UNMIK-ut gjithashtu vizitoi Kishën Ortodokse të Shën Florit dhe Laurit në Lipjan, objekt aktualisht nën restaurim financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga UNDP-ja, si dhe përfaqësuesin e komunitetit kroat dhe Priftin Katolik Don Mateo Paliq në Kishën Katolike të Shën Nikollës në Janjevë. Don Mateo e informoi delegacionin vizitues rreth historisë së Janjevës dhe komunitetit atje dhe mirëpriti interesimin ndërkombëtar si dhe shprehu shpresën se vullneti i mirë i dukshëm do të inkurajojë përkrahje konkrete dhe investime për komunitetin.

PSSP Tanin falënderon përfaqësuesin e komunitetit kroat të Kosovës dhe Priftin Katolik Don Mateo Paliq pas vizitës së tij në kishën katolike Shën Nikolla në Janjevë.