Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore bën thirrje për veprime konkrete për të reaguar ndaj “pandemisë në hije” të dhunës ndaj grave dhe vajzave
10 dhjetor 2020
Përderisa fushata globale 16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Baza Gjinore po i afrohet fundit, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBG) bën thirrje për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe për respektimin e të drejtave të grave. Duke e parë se si pandemia COVID-19 dhe një kulturë e përhaphur e mos ndëshkimeve kërcënon progresin e arritur në barazi gjinore dhe në luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, GSBGj bën thirrje për veprim të fuqishëm dhe vendimtar nga të gjitha institucionet relevante në luftën ndaj kësaj krize të paprecedentë.
Edhe para COVID-19, dhuna ndaj grave ka qenë një ndër shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut, anembanë botës dhe në Kosovë. Menjëherë pas marrjes së masave për izolim, shkalla e rasteve të dhunës në familje të raportuara në polici u rrit për 22%, në muajt e parë të pandemisë. Rrjedhimisht, përderisa pandemia vazhdon, ne nuk duhet ta ulim mbrojtjen tonë ndaj “pandemisë në hije” të dhunës ndaj grave, pasi që studimet tregojnë se që nga fillimi i pandemisë, nivelet e dhunës në familje janë rritur ndjeshëm në të gjithë botën.
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore iu bën thirrje të gjithë akterëve relevantë t’i përmbahen një agjende të përbashkët të të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh nevojat dhe prioritetet e grave dhe vajzave si dhe mbrojtjen e tyre nga shkeljet e të drejtave të njeriut. Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore poashtu i bën thirrje publikut ta raportojë dhunën në polici në numrin 192 ose të kërkojnë ndihmë apo këshillim në lidhje me dhunën në familje duke kontaktuar linjën telefonike të Mbrojtësve të Viktimave: 0800 11 112. Është detyrë qytetare të raportohen krimet dhe të mbrohen të tjerët.
Për ta adresuar dhunën ndaj grave në mënyrë efektive, nevojitet një qasje gjithpërfshirëse që përfshin një mori të gjerë akterësh. Ajo duhet të adresojë zbatimin e ligjeve dhe politikave, shërbimet e parandalimit dhe mbështetjes, ndryshimin e normave dominuese socio-kulturore dhe sjelljen e burrave dhe djemve dhe të përfshijë mbledhjen e të dhënave dhe studime.
Shërbimet për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës ndaj grave duhet të zgjerohen dhe t’iu përshtaten rrethanave të reja. Kjo nënkupton:
● Strehimoret dhe linjat telefonike të ndihmës për gratë duhet të konsiderohen si shërbime esenciale, dhe të ndahen fonde specifike dhe të qendrueshme ndara për to;
● Duhet t’iu ofrohet mbështetje e dedikuar psikosociale grave dhe vajzave që mund të prekura nga pandemia, dhe që janë të mbijetuara të dhunës me baza gjinore;
● Sistemet shëndetësore duhet të pajisen për të pasur mundësi për të vazhduar së reaguari ndaj dhunës ndaj grave;
● Punëtorët shëndetësorë që janë pjesë e ekipit reagues ndaj pandemisë duhet të kenë shkathtësitë elementare për të reaguar ndaj njoftimeve që mund të shoqërohen apo të përkeqësohen nga pandemia;
● Mbështetja holistike ndaj reaguesve të parë për gratë duhet të përfshijë edhe mbështetjen psikosociale;
● Avokimi dhe fushatat në media duhet të arrijnë audiencën më të gjerë të mundshme për ta parandaluar dhunën ndaj grave;
● Roli i policisë është kritik; sektori duhet të mobilizohet, të regjistrojë dhe të reagojë në mënyrë të duhur ndaj incidenteve dhe t’i referojë gratë tek shërbimet e duhura relevante;
● Përgjigja e ofruesve të shërbimeve të drejtësisë duhet të jetë e shpejtë dhe e ndjeshme për rastet e raportuara të dhunës në familje;
● Njësitë e zbatimit të ligjit duhet të dërgojnë një mesazh të fuqishëm që nuk do të tolerohet mosndëshkimi;
● Organizatat dhe rrjetet e grave që tashmë janë pjesë e vijave të frontit të reagimit duhet mbështeten;
● Duhet të sigurohet disponueshmëria e të dhënave të ndara sipas gjinisë. Të dhënat janë të nevojshme, duke përfshirë ato rreth shkallëve të ndryshme të infektimit, ndikimeve të ndryshme ekonomike, barrës së ndryshme të përkujdesit dhe incidencës së dhunës në familje dhe abuzimit seksual.
Ne e ngrisim zërin tonë dhe i bashkojmë forcat për t’i dhënë fund kësaj vuajtjeje të patolerueshme të shoqërisë.
Fushata 16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Baza Gjinore fillon më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut, duke treguar që dhuna ndaj grave është shkelja më e rëndë e të drejtave të njeriut në botë. Në Kosovë kjo fushatë është koordinuar përmes Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGj) të përbërë prej shumë akterësh. Këtë vit janë organizuar mbi 90 aktivitete gjatë 16 ditëve në Kosovë, duke bërë thirrje për t’iu dhënë fund të gjitha formave të dhunës me baza gjinore.
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGj) është një grup i përbërë prej shumë akterësh, i kryesuar nga UN Women. Institucionet në vijim janë anëtare të GSBGj-së dhe e mbështesin këtë deklaratë publike:
Organizatat ndërkombëtare:
UN Kosovo Team (UNKT) përfshirë Zyrën e Koordinatorës për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women (UN Women), International Organization for Migration (IOM) , United Nations Development Programme (UNDP), United Nations Children’s Fund (UNICEF), United Nations Human Settlements Programme (UN-HABITAT), Office of the High Commissioner for Human Rights (OHCHR), United Nations Population Fund (UNFPA), World Health Organization (WHO), United Nations Office for Project Services (UNOPS), Office of the United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR), as well as the UN Mission in Kosovo, European Union in Kosovo/ EUSR, Council of Europe Office in Pristina, EULEX, Austrian Development Agency/Austrian Development Cooperation
Institucionet e Kosovës: Agjencia për Barazi Gjinore
Organizatat e grave dhe OJQ-të: Rrjeti i Grave të Kosovës, Kvinna till Kvinna, Kosova – Women 4 Women, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, INJECT, Nisma e të Rinjëve për të Drejta të Njeriu/Youth Initiative for Human Rights – Kosovo