Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të i përmbahet kushteve të përcaktuara me Ligjin për Barazi Gjinore
15 janar 2021
Ndërkohë që Kosova po pregaditet për zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme të muajit Shkurt 2021, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të garantojë përfaqësim të barabartë gjinor në listat e zgjedhjeve siç parashihet me Ligjin për Barazi Gjinore.
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore i përkujton Komisionit Qendror të Zgjedhjeve obligimin për të siguruar përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave gjatë procesit të zgjedhjeve në pajtim me Ligjin Nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore, i cili përcakton që:
Organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në të gjitha nivelet, si dhe institucionet tjera publike, janë të obliguara të miratojnë dhe zbatojnë masa të veçanta për të arritur përfaqësimin e gjinisë më pak të përfaqësuar, deri në arritjen e përfaqësimit të barabartë të femrave dhe meshkujve sipas këtij ligji.” (Neni 6, paragrafi 7);
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore mbështet deklaratën e Avokatit të Popullit duke theksuar nevojën për një proces zgjedhor i cili bazohet fuqishëm në parimet dhe garancitë e përcaktuara nga ligjet e Kosovës.
Poashtu, pjesëmarrja e barabartë e grave dhe burrave është kusht themelor që institucionet e Kosovës t’i respektojnë plotësisht standardet ndërkombëtare dhe rajonale të reflektuara në Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave dhe të Drejtën Komunitare të BE-së.
Prandaj, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i përmbahet standardit të përfaqësimit të grave prej 50 përqind në listat e zgjedhjeve në pajtim me kushtet e parapara me Ligjin për Barazi Gjinore dhe të mos i certifikojë listat e partive politike që nuk e plotësojnë këtë kusht. Masat e tilla do të sigurojnë përfaqësim të barabartë në vendimmarrje si kusht i domosdoshëm për funksionim më të mirë të një shoqërie demokratike me partitë politike si “mbrojtëse” të demokracisë dhe pjesëmarrjes së grave.
Shënim për shtypin
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) është një grup i përbërë prej shumë akterëve, i kryesuar nga UN Women. Institucionet në vijim janë anëtare të GSBGj-së dhe e përkrahin këtë deklaratë publike:
International organizations and diplomatic representations: UN Kosovo Team agencies including the Office of the UN Development Coordinator, United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women (UN Women), International Organization for Migration (IOM Kosovo) , United Nations Development Programme (UNDP Kosovo ), United Nations Children’s Fund (Unicef Kosovo Programme), United Nations Human Settlements Programme (UN-Habitat), Office of the High Commissioner for Human Rights (OHCHR), United Nations Population Fund (UNFPA Kosovo), World Health Organization (WHO), United Nations Office for Project Services (UNOPS), Office of the United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR Kosovo), as well as the UN Mission in Kosovo (UNMIK - United Nations Mission in Kosovo), EULEX Kosovo (Official), Embassy of Finland in Pristina, British Embassy Pristina
Kosovo institutions: Agency for Gender Equality, Kosovo Police– Domestic Violence Section
Women’s organizations and NGOs: Kosova Women's Network, Kvinna till Kvinna, Kosova - Women 4 Women, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS), Jahjaga Foundation, Cel Kosovo, Inject - Initiative for Justice and Equality