Mobilizimi i mbështetjes multietnike në ballafaqim me armikun e përbashkët: OJQ e të rinjëve prodhoi 15,000 mburoja fytyre për punëtorët në linjë të parë

Volunteers at NGO Link, North Mitrovica

21 Jan 2021

Mobilizimi i mbështetjes multietnike në ballafaqim me armikun e përbashkët: OJQ e të rinjëve prodhoi 15,000 mburoja fytyre për punëtorët në linjë të parë

Një OJQ në Kosovë mobilizoi rininë e komuniteteve të ndryshme për të prodhuar brenda tri ditësh 15,000 mburoja të fytyrës, për të ndihmuar në mbrojtjen e punëtorëvë në linjë të parë gjatë një periudhe të mungesës globale. 
 
Në nëntor 2020, me mbështetjen e UNMIK-ut, OJQ LINK, moblodhi një ekip multietnik prej 20 të rinjëve vullnetarë  për reagim të shpejtë në objektin e tyre në Mitrovicë të Veriut për të montuar pajisjet mbrojtëse. 
 
Duke u përpjekur për zero mbeturina, OJQ bashkëpunoi me një kompani fillestare të quajtur Cikli 3D për të përpunuar të gjitha mbetjet e papërdorura plastike për përdorim të mëtejshëm, të tilla si krijimi i fijeve të nevojshme për të prodhuar mburoja shtesë të fytyrës. 

Duke i mbrojtur mbrojtësit 

Në dhjetor, LINK distribuoi Pajisjet Personale Mbrojtëse (PPM) në institucione shëndetësore dhe në ndërmarrje për shërbime publike që janë në vijën e parë të frontit në ballafaqim me pandeminë gjithandej në Kosovë.  
 
Zëvendësministri i Shëndetësisë Pjetër Ndou pranoi 12,500 mburoja të fytyrës nga kjo OJQ, për t’iu shpërndarë pastaj punëtorëve shëndetësorë në mbarë Kosvën.  
 
“Çdo ndihmë që i vie Ministrisë së Shëndëtësisë është e mirëseardhur,” Ndou tha. “Ne jemi të përkushtuar që t’i shpërndajmë në mënyrë racionale dhe t’u ndihmojmë atyre që kanë nevojë për ndihmë.”

Pjetër Ndou, Zëvendësministër i shëndëtësisë 

Përveç mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, LINK dorëzoi 1,500 mburoja fytyre në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe institucione të tjera shëndetësore nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Serbisë, 300 në spitalin publik në Mitrovicën e Jugut, 250 në spitalin publik në Kamenicë/Komuna e Kamenicës, 50 në qendrën shëndetësore në komunën Zubin Potok, dhe 400 të tjera në stacionet policore dhe ndërmarrjet lokale në rajonin e Mitrovicës. 

OJQ LINK, Mitrovicë e Veriut 

Zgjidhje të përbashkëta për problemet e përbashkëta 

Aktivitetet e Qendrës së Inovacionit të Mitrovicës, të mbështetur nga UNMIK-u dhe të operuara nga LINK, janë rregullisht multietnike, por mundësia për të mbështetur përpjekjet për lehtësimin e COVID-19, në veçanti, solli disa fytyra të reja. 

Marko Rakiq, Drejtor Ekzekutiv, OJQ LINK 

"Idea jonë ishte që vullnetarët me përkatësi të ndryshme etnike të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes procesit të montimit të mburojave," tha Marko Rakiq, Drejtori Ekzekutiv i LINK. "Do të thotë, për të kuptuar se së bashku ata mund të punojnë për të zgjidhur problemet e përbashkëta." 
 
Marija, vullnetare 20 vjeçare nga Mitrovica e Veriut, e konsideroi përvojën të dobishme, duke e ndihmuar atë të njihej më shumë me komunitetet e tjera dhe të gjente miq të rinj. “Jam shumë e lumtur që tani kam miq shqiptarë në Mitrovicën e Veriut me të cilët mund të shoqërohem. Unë kam qenë anëtare e OJQ-ve të ndryshme, por shumica e tyre nuk më ofruan mundësi reale për të takuar njerëz nga komunitetet e tjera,” tha Marija. 
 
Advija, vullnetare 20 vjeçare nga Mitrovica e Jugut, poashtu pati përvojë pozitive dhe tha që të takosh njerëz nga komunitetet e tjera i ndihmoi t’i vërejë ngjashmëritë në mes të komuniteteve të tyre dhe t’i tejkalojë disa paragjykime.  

Advija, Vullnetare

Kjo nuk është hera e parë që LINK ka prodhuar dhe shpërndarë mburoja fytyre për t’i mbështetur punëtorët shëndetësorë. Në mars 2019, OJQ-ja ka prodhuar dhe shpërndarë 450 mburoja për shumë përdorime, pas një kërkese për reagim të shpëjtë, duke përdorur printerët 3D për t’i punuar PPM-të aq të kërkuara. 
 
"Puna jonë multietnike gjatë pandemisë ka vënë në pah atë që është e përbashkët për të gjithë vullnetarët e rinj që iu përgjigjën thirrjes së LINK - një dëshirë për të ndërtuar komunitete më të forta dhe për të lënë botën më të mirë sesa që e gjetën," tha Drejtori Ekzekutiv i LINK.

Kamenicë