Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) i kërkon qeverisë të marrë masa për të adresuar efektet ekonomike të pandemisë COVID19

21 Pri 2020

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) i kërkon qeverisë të marrë masa për të adresuar efektet ekonomike të pandemisë COVID19

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) i kërkon qeverisë të marrë masa për të adresuar efektet ekonomike të pandemisë COVID-19 tek gratë dhe vajzat

Ndikimi ekonomik i pandemisë COVID-19 do të jetë i thellë, pasi po e sjell ekonominë botërore drejt një recesioni. Dëshmi të reja mbi ndikimin e COVID-19 sugjerojnë që situata ekonomike e grave do të preket në mënyrë disproporcionale nga ajo e burrave. Në të gjithë globin, përfshirë edhe Kosovën, gratë fitojnë më pak, kanë kursime më pak, mbajnë punë më pak të sigurta dhe punësohen më shumë në sektorin joformal. Gratë kanë më pak akses në mbrojtjen sociale dhe përfaqësojnë shumicën e familjeve me prind vetushqyes. Prandaj mundësitë e tyre për t’u përballuar me tronditjet ekonomike janë më të vogla se sa mundësitë e burrave.

Në Kosovë, si rezultat i mbylljes së përkohshme të shumë veprimtarive ekonomike, gratë, të cilat mbajnë pjesën më të madhe të barrës së përgjegjësive të kujdesit dhe punëve të shtëpisë, janë më të ekspozuara ndaj shkeljes së të drejtave të tyre. Përafërsisht 30% e grave të punësuara në sektorin privat në Kosovë punojnë në mënyrë joformale, dhe nuk janë në gjendje të përfitojnë nga mbështetja e sigurimeve shoqërore, si dhe kanë më shumë mundësi të përballen me shqetësime financiare.[1] Për më tepër, ato shpesh nuk janë në gjendje të marrin masa parandaluese shëndetësore për shkak të mjeteve më të vogla ekonomike, duke krijuar rrezik më të madh të ekspozimit ndaj COVID-19. Gratë e vetëpunësuara në bizneset familjare, dhe ato që kryejnë veprimtari thelbësore, të tilla si shitja me pakicë, puna farmaceutike, shëndetësore dhe sociale, përballen me rreziqe të ngjashme. [2] Barra të rënduara të punës për kujdes të papaguar për gratë dhe vajzat janë identifikuar gjithashtu në Kosovë, ku përgjegjësitë e kujdesit vendosen tek gratë dhe vajzat, të cilat kujdesen për anëtarët e sëmurë të familjes, dhe të moshuarit. Mbyllja e shkollave përkeqëson edhe më tej këto ngarkesa për gratë dhe vajzat, të cilat kanë edhe përgjegjësinë shtesë për t'u kujdesur për fëmijët.[3]

Masat gjatë dhe pas krizës COVID-19 duhet të jetë në shërbim të ndërtimit të ekonomive dhe shoqërive më të barabarta, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Kjo përfshin domosdoshmërisht politika të përgjegjshme gjinore ekonomike dhe sociale, si dhe vendosjen e situatës ekonomike të grave në qendër të planeve për reagim ndaj pandemisë. Është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të përfshijë të dhëna të ndara gjinore, duke synuar edhe masa specifike për gratë dhe vajzat.

Duke marrë parasysh situatën specifike ekonomike të grave, Grupi për Siguri dhe Brazi Gjinore i drejtohet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Financave, duke rekomanduar miratimin e masave të mëposhtme:

· Integrimin e një analize gjinore në të gjitha vlerësimet e qeverisë për të kuptuar ndikimin e COVID-19 tek gratë dhe vajzat, përfshirë atë ekonomik, dhe adresimin në mënyrë efektive;

· Masat e kontrollit dhe të lehtësimit duhet të adresojnë gjithashtu barrën e punës së kujdesit pa pagesë dhe rreziqet e rritura ndaj dhunës në baza gjinore;

· Sigurimi i pjesëmarrjes së grave në të gjitha proceset e vendimmarrjes në lidhje me mekanizmat e reagimit që kanë të bëjnë me efektet socio-ekonomike të COVID-19, dhe procesin e zhvillimit të programeve dhe politikave të tilla;

• Nevojitet ndihmë financiare për bizneset e grave nëpërmjet huave të subvencionuara dhe të mbështetura nga qeveria, shtyerje të afateve dhe lirim nga taksat dhe pagesat e sigurimeve shoqërore;

• Qasja në përfitime siç janë sigurimi shëndetësor, pushimi i paguar, pushimi prindëror, pensionet dhe përfitimet e papunësisë duhet të arrijnë përtej punësimit zyrtar dhe të jenë të arritshme për gratë në të gjitha sferat e punës;

• Krijimi i masave speciale për të mbështetur sektorët e shërbimeve të mbizotëruara nga gratë, si shërbimet, prodhimi, shitja me pakicë, arsimi dhe turizmi;

• Krijimi i një rrjeti të sigurisë së mbrojtjes sociale që mbështetë gratë në prodhim, posaçërisht në familjet e tyre, duke stimuluar gjithashtu paketat financiare për gratë në sektorin e bujqësisë dhe pronarët e bizneseve të vogla;

• Programet e pjesëmarrjes në tregun e punës në Kosovë duhet të mbështesin dhe përmirësojnë menjëherë qasjen e kategorive të ndjeshme të grave siç janë gratë me papunësi afatgjate, gratë e reja, gratë me aftësi të kufizuara, gratë nga komuniteti Rom, Ashkali, dhe Egjiptas, si dhe komunitete të tjera jo-shumicë, viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, viktimat e abuzimit seksual, të mibjetuarat e dhunës seksuale në konflikt, si dhe nënat vetushqyese;

• Implementimi i masave për të mbështetur punonjësit e sektorit shëndetësor dhe shërbimeve sociale, të cilët janë kryesisht gra, duke adresuar nevojat e tyre specifike si kujdestare;

• Mbështetja financiare e sektorit privat dhe qasja në kredi duhet të jenë në dispozicion të barabartë si për gratë ashtu edhe për burrat. Rekomandohet mbështetje e veçantë financiare për pronarët e bizneseve, përfshirë nivelin e kredisë 0% të interesit;

• Gratë në ekonominë joformale duhet të mbështeten për të pasur qasje në transferimet e parave ose kompensimin e papunësisë, veçanërisht gratë që nuk kanë qasje në banka;

• Mbështetje e projekteve të gjenerimit të të ardhurave, grante për të ndihmuar biznesin e grave me fokus të veçantë për gratë nga zonat rurale dhe nga komunitetet jo-shumicë;

• Stimulime nga Oda Ekonomike e Kosovës për të mbështetur gratë në biznes, p.sh. duke ofruar programe të formimit profesional dhe para-kualifikim.

Shënim për shtypin

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) është një grup shumë palësh, që kryesohet nga UN Women. Nënshkruesit e mëposhtëm janë anëtare të GSBGJ dhe mbështesin këtë deklaratë publike:

Organizatat ndëkombëtare:

UN Women, UN-Habitat, UNFPA, UNHCR, UNICEF, EU Office/EUSR, IOM, OSCE Mission in Kosovo, EULEX, dhe UN Mission in Kosovo

Organizatat e grave dhe OJQ-të: Qendra Kosovare për Studime Gjinore, KIPRED

Institucionet e Kosovës: Agjencia për Barazi Gjinore

[1] Kosovo’s Women Network. (2020). Addressing COVID-19 from a Gender Perspective: Recommendations to the Government of Kosovo. Retrieved April 9, 2020, https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2020/04/Addressing-COVID-19-from-a-Gender-Perspective_04_04_2020.pdf

[2] Ibid.

[3] Harman, Sophie (2015). Ebola, gender and conspicuously invisible women in global health governance. Third World Quarterly 37(3).