MESAZHI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË VIKTIMAVE TË ZHVENDOSJEVE TË DETYRUESHME

30 Gsh 2020

MESAZHI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË VIKTIMAVE TË ZHVENDOSJEVE TË DETYRUESHME

U N I T E D   N A T I O N S                                 N A T I O N S   U N I E S  

 

MESAZHI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM PËR DITËN NDËRKOMBËTARE TË VIKTIMAVE TË ZHVENDOSJEVE TË DETYRUESHME

30  gusht 2020

 

Krimi i zhvendosjeve të detyrueshme është i përhapur në mbarë botën. Ne shohim raste të reja gati çdo ditë, duke përfshirë zhdukjen e mbrojtësve të ambientit, të cilët shpesh janë popuj indigjen. Në ndërkohë, dhimbja e madhe e rasteve të vjetra është akoma akute, meqë fati i mijëra njerëzve të zhdukur mbetet i panjohur, duke e bërë krimin të jetë i pranishëm në vazhdimësi në jetën e të dashurve të personave të zhdukur.

Komiteti i Kombeve të Bashkuara dhe Grupi punues mbi zhdukjet e detyrueshme kanë identifikuar trende shqetësuese shtesë, duke përfshirë masa ndëshkimore kundër të afërmve të viktimave dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile, shpesh në emër të sigurisë dhe kundër terrorizmit.  Zhdukjet e detyrueshme po ashtu kanë krijuar pasoja që në veçanti prekin gratë dhe personat LGBTI.

Pandëshkueshmëria shton vujatjet dhe ankthin. Sipas ligjit ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut, familjet dhe shoqëritë kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën se çka ka ndodhur. Ju bëj thirrje shteteve anëtare ta përmbushin këtë përgjegjësi.

Me mbështetjen e mekanizmave ndërkombëtarë mbi të drejtat e njeriut, shtetet e kanë detyrim të shtojnë përpjekjet e tyre në parandalimin e zhdukjeve të detyrueshme, të kërkojnë viktimat dhe të ofrojnë ndihmë më të madhe për viktimat dhe për të afërmit e tyre.  Është po ashtu e rëndësishme që të zbatohen hetime gjyqësore kredibile dhe të paanshme.

Në këtë ditë ndërkombëtare, të përsërisim zotimin tonë për t’u dhënë fund të gjitha zhdukjeve të detyrueshme. Ju bëj thirrje të gjitha shteteve të ratifikojnë Konventën për mbrojtjen e të gjitha personave kundër zhdukjeve të detyrueshme dhe të pranojnë kompetencën e Komitetit të shqyrtojë ankesat individuale. Ky është hapi i parë, por hap krucial, ndaj eliminimit të këtij krimi mizor.