PSSP Tanin ripohon mbështetjen e UNMIK-ut në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur në Kosovë
Me rastin e Ditës ndërkombëtare mbi viktimat e zhdukjeve të detyrueshme, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ripohon zotimin e UNMIK-ut në vazhdimin e përkrahjes së procesit të ndiçimit të fatit të personave të cilët ende janë të zhdukur në Kosovë, si dhe familjet e tyre.
Në këtë proces, PSSP Tanin thekson se e drejta e familjeve të personave të zhdukur që të dijnë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre është e drejtë fundamentale e njeriut, realizimi i së cilës është element krucial i ndërtimit të besimit dhe pajtimit në mes të komuniteteve në Kosovë. Në këtë drejtim, ai mirëpret diskutimet e vazhdueshme mbi çështjen e personave të zhdukur në kontekstin e dialogut të mbështetur nga BE-ja. PSSP Tanin po ashtu lëvdon punën e të gjitha palëve të përfshira në kërkimin e personave të zhdukur në Kosovë, përfshirë edhe atë të Grupit punues mbi personat e raportuar të zhdukur lidhur me ngjarjet në Kosovë, që kryesohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Ai gjithashtu ju bën thirrje të gjithë akterëve të shtojnë përpjekjet e tyre për të qartësuar se çka ndodhi me 1,643 persona të cilët ende raportohen të zhdukur.
“UNMIK-u vazhdon të jetë tërësisht i përkushtuar në mbështetjen e të gjitha përpjekjeve për arritjen e një progresi të rëndësishëm në kërkimin e personave të zhdukur, që familjeve do t’ju mundësonte të përmbyllin çështjen e fatit të të dashurve të tyre,” tha PSSP-ja.
Historiku:
Nga gushti 2020, janë 1643 persona që ende raportohen të zhdukur në lidhje me ngjarjet në Kosovë në vitin 1998 – 1999. UNMIK-u vazhdon të përkrahë familjet përmes Qendrës burimore mbi personat e zhdukur themelimin e së cilës e ndihmoi në vitin 2017, dhe procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur në Kosovë, përfshirë edhe përmes ndërveprimeve të ngushta me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, dhe i ofroi mbështetje Grupit punues mbi personat e zhdukur me sigurimin e radarit me penetrim tokësor në vitin 2018 deri në vitin 2019, që i mundëson të bëjë kërkime më të sakta dhe më pak invasive të lokacioneve me varreza masive. Në qershor të vitit 2020, UNMIK-u ofroi përkrahje teknike për Grupin e punës të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës përmes KNKK, në rritjen e kapaciteteve të ekipit të tyre analitik në kërkimin e personave të zhdukur.
Lexoni më shumë mbi përkrahjen e UNMIK-ut për familjet e personave të zhdukur këtu.
Lexoni deklaratën e Sekretarit të Përgjithsëm të KB-së António Guterres mbi Ditën ndërkombëtare mbi viktimat e zhdukjeve të detyrueshme këtu.
Lexoni më shumë për punën e Grupit punues mbi zhdukjet e detyrueshme dhe të pavullnetshme në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në mbarë botën këtu.
Lexoni më shumë për miratimin rezolutës së parë nga Këshilli i Sigurimit për personat e raportuar të zhdukur gjatë konfliktit të armatosur këtu.
Shif tekstin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së 2474 (2019) këtu.