NË DITËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT, UNMIK-u BËN THIRRJE PËR MË SHUMË PËRPJEKJE NË AVANCIMIN E BARAZISË PËR TË GJITHË NË KOSOVË
10 dhjetor 2021 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, UNMIK-u rikonfirmon përkushtimin e tij të vazhdueshëm për mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhe të palëve të tjera me interes, në përpjekjet e tyre për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke përfshirë edhe brenda kontekstit të krizës aktuale të COVID-19.
Në vazhdën e temës së këtij viti, “Të gjithë njerëz, të gjithë të barabartë”, UNMIK-u rithekson thirrjet e tij që të drejtat e njeriut të vendosen në qendër të reagimit ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjes nga kjo pandemi, posaçërisht në avancimin e barazisë, si dhe përfshirjes e mosdiskriminimit në këtë proces.
Si në Kosovë, ashtu edhe në mbarë botën, pandemia COVID-19 ka thelluar pabarazitë që kanë ekzistuar më parë, duke ndikuar në mënyrë disproporcionale në një numër të madh njerëzish që gjenden në situata të cenueshme. Brenda këtij konteksti, UNMIK-u inkurajon institucionet e Kosovës që në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me palët e tjera të interesit të sigurojë që të gjitha komunitetet të mund të gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e tyre, me theks të veçantë në sigurimin që askush të mos lihet anash.
UNMIK-u është i përkushtuar në përkrahjen e të gjitha palëve në Kosovë në promovimin e fuqisë së të drejtave të njeriut për të siguruar një të ardhme si një shoqëri paqësore, e hapur dhe e drejtë që është më e fuqishme në kohëra të krizës.
Vegëzat e dobishme:
Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut (1948) mund ta gjeni në gjuhën shqipe, serbe, turke, boshnjake, dhe rome.
Mund të lexoni më shumë informata nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut (OHCHR) me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut 2021, duke përfshirë porositë kryesore dhe burimet e tjera, ketu, përkatësisht ketu.
Lexoni fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe dokumentet e politikave për tema të ndryshme, duke përfshirë COVID-19 ketu.
Lexoni United Nations Comprehensive Response to COVID-19 Saving Lives, Protecting Societies, Recovering Better (Reagimi gjithëpërfshirës i Kombeve të Bashkuara ndaj COVID-19 – Shpëtimi i jetës, mbrojtja e shoqërive, rimëkëmbja më e mirë) ketu.
Lexoni udhëzimet nga OHCHR për COVID-19 dhe të drejtat e njeriut në anglisht, shqip dhe serbisht ketu.
Shikoni videomesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut këtu.