"NGJYRAT E NATYRËS ME UTËN DHE MILJANËN": LIBRI DYGJUHËSH I FËMIJËVE FESTON DIVERSITETIN E KOSOVËS

25 Gsh 2021

"NGJYRAT E NATYRËS ME UTËN DHE MILJANËN": LIBRI DYGJUHËSH I FËMIJËVE FESTON DIVERSITETIN E KOSOVËS


Kur bëhet fjalë për brezin e ardhshëm, ndërtimi i një kuadri për një shoqëri më besuese dhe bashkëpunuese mund të fillojë në mënyrat më të thjeshta, përfshirë përmes tregimeve.
 
Ky është parimi udhëheqës i Ngjyrave të Natyrës me Utën dhe Miljanën, një libër për fëmijë dygjuhësh rreth një miqësie në mes të dy fëmijëve nga komunitete të ndryshme, botuar nga OJQ Fondacioni Utalaya me mbështetje nga UNMIK më 2021.

Kopjet e sapodala nga shtypi të librit në dy gjuhë, "Ngjyrat e Natyrës", të ekspozuara me rastin e promovimit.
 

Një libër me fotografi me një mision, Ngjyrat e Natyrës është shkruar nga autorja nga Prishtina, Flutur Mustafa dhe është produkt i tregimit bashkëpunues mes alpinistes Uta Ibrahimi të lindur në Gjilan dhe artistes prej Mitrovicës së Veriut Miljana Bulatoviq-Dungjerin, të cilat shërbyen si frymëzim për dy personazhet kryesore në libër.

Uta Ibrahimi dhe artistja nga Mitrovica e Veriut Miljana Bulatoviq-Dungjerin në promovimin e "Ngjyrave të Natyrës"

Një vazhdim nga libri i parë i Uta Ibrahimit, Uta dhe Malet, i cili ilustroi ngjitjen e Utës së re në Malin Everest në vitin 2017, Ngjyrat e Natyrës ndjek Utën dhe biçikletën e saj në Mitrovicë, pas disa muajsh të punës së mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19. Ngjarja zhvillohet në rajonin e Mitrovicës, prezantuar përmes ilustrimeve të bukura të mrekullive kulturore dhe natyrore, ku Uta takon Miljanën. Ato shkëmbejnë dashurinë e tyre për ngjitje dhe pikturë, duke nisur një miqësi të re spontane që përfshin mësimin shprehjeve në gjuhën shqipe dhe serbe nga të dyjat, pastrimin e mbeturinave në male, madje edhe shpëtimin e një zogu të vogël.
 
Ekipi Utalaya pranon se ndonjëherë takimet e vogla, si ato të Utës dhe Miljanës në libër, mund të lënë një përshtypje. "Ndonjëherë duhet vetëm një fjalim, një libër ose një orë aktivitet me një fëmijë për të rezultuar në mijëra lidhje të reja të trurit që i japin formë jetës së tyre në mënyrë pozitive," thonë ato. Libri fokusohet në vlerat e përbashkëta për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës, duke u angazhuar në aktivitete në natyrë, provimin e talenteve të tyre në art dhe krijimin e miqve të rinj. 

Uta Ibrahimi me disa lexuese të reja me rastin e promovimit. Foto: Fondacioni Utalaya.

Duke promovuar diversitetin dhe duke u hartuar nga një ekip multi-etnik, libri shpaloset njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe serbe, duke përfaqësuar "Utat" dhe "Miljanat" midis lexuesve të rinj ballkanikë.

I promovuar në qershor me rastin e Ditës së Fëmijëve, libri u shtyp në 1,000 kopje, të cilat iu shpërndanë falas fëmijëve në Mitrovicë dhe pjesë të tjera të Kosovës përmes partnerëve të shoqërisë civile, shkollave dhe programeve pas shkollore. Më 10 qershor, ekipi i Fondacionit Utalaya, me Miljanën, gjithashtu mbajti një event të leximit dhe shpërndarjes, me fëmijë nga komunitetet shqiptare të Kosovës, serbe të Kosovës dhe rome, ashkali dhe egjiptiane të Kosovës në Galerinë Aquarius të Mitrovicës së Veriut (që është, në fakt, galeria e ilustruar në libër).
 
Uta, e cila u rrit duke dëgjuar gjuhë të ndryshme të folura dhe të cilave ajo iu atribuon aventurat e saj në alpinizëm për njoftimin e saj të vazhdueshëm  me njerëz nga prejardhje të ndryshme, është një kampione për ruajtjen e mjedisit dhe një të ardhme të ndritur për të gjithë fëmijët në Kosovë. "E kuptova se ka kaq shumë persona të fortë dhe inspirues që bëjnë punë të shkëlqyeshme për të gjitha komunitetet," tha Uta, duke shtuar se projekti ia prezantoi asaj Mitrovicën e Veriut nga një kënd tjetër.

Librat ofrojnë një dritare në botëra të ndryshme, dhe me të, një mundësi për t'u njohur me ide të reja. Megjithatë, ka shumë pak libra për fëmijë në dispozicion në Kosovë, dhe madje edhe më pak libra të botuar ose me ngjarje nga vendi.

"UNMIK-u ishte i lumtur të mbështeste këtë projekt, veçanërisht një projekt që përfshin shumëgjuhësinë, ambientalizmin dhe promovon literaturë vendore," tha Sara Schaffer, Shefe e Njësisë së Dialogut dhe Pajtimit të UNMIK-ut. “Fëmijët janë inovatorë dhe kanë gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar. Iu takon të rriturve të krijojnë hapësira që nxisin kureshtjen e tyre.” 

"Jo vetëm që është e rëndësishme që fëmijët të kenë heronj vendas, është gjithashtu e rëndësishme që ata të shohin mjedisin dhe identitetet të pasqyruara në argëtimin e tyre," shton zonja Schaffer. "Librat me ngjarje në kontekste lokale janë vendimtare për ndërtimin e kulturës letrare dhe identitetit letrar në një vend - jo vetëm për fëmijët, por edhe për shkrimtarët, ilustruesit dhe tregimtarët e rinj."

Trushaa Castelino, Zyrtare për Çështjet Civile, njësia e Dialogut dhe Pajtimit e UNMIK-ut, në ‘Bon Bon’ të RTV21.

Tuba Safciu, menaxhere e projektit në Utalaya, e cila ndihmoi në konceptimin e skenarit, zgjodhi qëllimisht temat e gjeografisë, mbrojtjen e mjedisit dhe një kuriozitet për çdo gjuhë dhe kulturë, të cilat ajo i përshkroi si një "festë e bukurisë së diversitetit".
 
A mund të kenë kontribuar Uta dhe Miljana në thyerjen e barrierave të diskriminimit përmes një libri për fëmijë? Uta shpreson që po, dhe shpreson që ky projekt më i fundit të frymëzojë ide të tjera të ngjashme. "Unë mendoj se ky edukim fillon nga fillimi - me fëmijët," tha ajo.

"Ngjyrat e Natyrës me Utën dhe Miljanën" është shkruar dhe konceptuar nga autorja nga Prishtina, Flutur Mustafa dhe Tuba Safciu nga Fondacioni Utalaya, ilustruar nga artistja prej Maqedonisë së Veriut Katerina Nikolovska, përkthyer nga Aleksandër Dundjerin nga Mitrovica e Veriut dhe dizejnuar për botim nga Arbër Matoshi nga Prishtina. Aktualisht po shijohet nga fëmijët në mbarë Kosovën. Ju mund të hyni në versionin eBook të Ngjyrave të Natyrës me Utën dhe Miljanën falas këtu.