PSSP TANIN NË FORUMIN PËR NDËRTIMIN E BESIMIT NË KOSOVË: ËSHTË KOHA PËR TË ORGANIZUAR TË ARDHMEN, E JO VETËM TË VAJTOJMË TË KALUARËN
Rreth 120 liderë të Kosovës, që përfaqësojnë një varg të gjërë të sektoreve civile dhe profesionale u bashkuan nën organizimin e Kombeve e Bashkuara për të diskutuar rrugët e bashkëpunimit dhe punës së përbashkët për të ndërtuar një besim më të madh në mes të komuniteteve të ndryshme të Kosovës, dhe përcaktuan platformën për veprime të ardhshme në një varg fushash.
Dy ditët e takimeve intenzive dhe debateve, të mbajtura në kryeqytetin slloven, Lubjanë prej 6 deri më 8 maj, qenë vazhdim i punës dy-mujore përgatitore nga fokus grupet e Kosovës, duke i mbuluar gjashtë fushat kryesore tematike: qeverisjen e mirë, çasjen në gjyqësi, mediat dhe komunikimin, fuqizimin ekonomik dhe ambientin, arsimin, the ndërtimin e besimit ndërfetar. Çështjet ndërsektoriale përfshinë po ashtu të drejtat e njeriut, fuqizimin e grave dhe të rinisë, si dhe të drejtat në përdorimin e gjuhës.
Forumi u organizua për të përfituar nga kapaciteti dhe përvoja e gjerë që gjendet në mesin e liderëve të komunave, bashkësive, religjioneve, shoqërisë civile, rinisë dhe akademikëve, dhe për të vlerësuar në mënyrë kolektive se si të përmirësohet ndërtimi i besimit në mes dhe brenda komuniteteve, popullatës dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur lokalë. Në forcimin e kësaj përpjekje, sistemi i Kombeve të Bashkuara, së bashku me partnerët e saj nga BE dhe OSBE, mund të ndihmojnë në drejtimin dhe koordinimin e mbështetjes kur të jetë e përshtatshme.
PSSP Tanin gjatë fjalës hapëse para pjesëmarrësve të Forumit të OKB-së për Ndërtim të Besimit në Kosovë.
Gjatë fjalimit të tij përshëndetës, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) Z. Zahir Tanin, theksoi se një prej qëllimeve kryesore të këtij forumi është bashkimi i njerëzve nga të gjitha sferat e jetës për të identifikuar në nivelin bazë se si mund të punojnë në mënyrë kolektive për një shoqëri më të mirë, që plotëson proceset politike të cilat shpesh duket se tërheqin më shumë publicitet medial, dhe rrjedhimisht, më shumë vëmendje të publikut.
Ai theksoi përpara pjesëmarrësve se “Po nisemi së bashku drejt një iniciative për të krijuar dhe përcaktuar kornizën mbështetëse për ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit… ju jeni njerëzit me fuqinë për ta jetësuar këtë. Udhëheqja me ndjeshmëri, mirëkuptim dhe qartësi është ajo që nevojitet për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, një të ardhmeje që mund të formësohet vetëm nga ju. Është koha të organizojmë të ardhmen e jo vetëm të vajtojmë të kaluarën.”
Të gjithë pjesëmarrësit gjatë fjalimeve hapëse të Forumit të OKB-së për Ndërtim të Besimit në Kosovë.
orumi u bashkëkryesua nga Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme për Operacionet Paqeruajtëse të OKB-së, Znj. Bintou Keita, me pjesëmarrje nga zyrtarë prej organizatave të familjes së OKB-së si dhe Bashkimit Evropian dhe në emër të OSBE-së, nga shefi i Misionit në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, dërgoi një mesazh urimi gjatë ceremonisë hapëse ku theksoi para pjesëmarrësve se “Ju mund të luani rol dhe përgjegjësi të rëndësishme: në formësimin e mundësive për një paqe të njëmendtë dhe të qëndrueshme… si inovatorë të rëndësishëm dhe katalizatorë të ndryshimit që përfaqësoni një gamë të gjerë të shoqërisë së Kosovës, përfshirë qeverisjen lokale, shoqërinë civile, bashkësitë fetare, komuniteti akademik, mediat, si dhe grupet e rinisë dhe të grave.”
Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme për Operacione Paqeruajtëse Znj. Bintou Keita.
Ndihmës Sekretarja Keita tërhoqi lidhje esenciale në mes të objektivave të Forumit dhe Objektivit 16 të agjendës së OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm, që bën thirrje për paqe, stabilitet, drejtësi, të drejta të njeriut dhe qeverisje efektive, bazuar në sundim të ligjit, anembanë botës.
Në secilin prej gjashtë pjesëve të parapara, pjesëmarrësit identifikuan qëllime specifike dhe propozuan mekanizma përcjellës për të siguruar që forumi shënon fillimin e një rrjeti të ri dhe në rritje të bashkëpunimit në mes të udhëheqësve energjetik dhe vizionarë të Kosovës. Kjo do të përfshijë një platformë bashkëpunuese digjitale përmes së cilës projektet, idetë dhe iniciativat do të përcillen dhe menaxhohen së bashku.
Si pjesë e mbulimit të vazhdueshëm të forumit për ndërtim të besimit dhe projekteve e aktiviteteve të ndërlidhura me të, do të publikojmë një varg videoklipesh dhe artikujsh rreth diskutimit në panele dhe gupe punuese, si dhe rreth seancës përmbyllëse të forumit.
Lexo fjalimin hyrës të PSSP Tanin në Forumin e OKB-së për Ndërtim të Besimit në Kosovë këtu:
Përfaqësuesit nga qeveria e Kosovës dhe kryetarët e komunave me Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut Danilo Rosales-Diaz gjatë darkës në natën e hapjes.
Nga e majta në të djathtë, Shefja e Zyrës së OKB-së në Beograd Simona-Mirela Miculescu, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim Ulrika Richardson gjatë punimeve të Forumit për Ndërtim të Besimit në Kosovë.
Pjesëmarrësit gjatë panelit të dytë të Forumit për Ndërtim të Besimit në Kosovë, “Kuptimi i ndërtimit të besimit – tejkalimi i kufijve të mosbesimit në Kosovë”.
Pjesëmarrësit duke diskutuar çështjet në fokus grupin për fuqizim ekonomik dhe mjedis.
Z. Matej Marn, Drejtori Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Drejtori i Përgjithshëm për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, duke mbajtur fjalimin e tij hyrës.
Panelistët diskutojnë ide gjatë panelit të parë në Forumin për Ndërtim të Besimit në Kosovë, “Kuptimi i ndërtimit të besimit – tejkalimi i kufijve të mosbesimit; përvojat globale”.
Përfaqësuesit politik të Kosovës gjatë diskutimeve në panel në kuadër të Forumit për Ndërtim të Besimit në Kosovë.
Bashkëmoderatorët e panelit të arsimit, Drejtoresha Ekzekutive e Iniciativës së Re Sociale Jovana Radosavljeviq dhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Dr. Brandao Co.
Pjesëmarrësit e fokus grupit për media dhe komunikim gjatë punës.
Kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës së bashku me zyrtarët e OKB-së në Forumin për Ndërtim të Besimit në Kosovë.
Udhëheqësit e rinisë së Kosovës ishin disa nga pjesëmarrësit e Forumit për Ndërtim të Besimit në Kosovë.