PSSP Tanin Takohet Me Presidentin Dhe Zëvendës Kryeministrin / Ministrin E Jashtëm Gjatë Konsultimeve Të Rregullta Në Beograd

27 Tet 2017

PSSP Tanin Takohet Me Presidentin Dhe Zëvendës Kryeministrin / Ministrin E Jashtëm Gjatë Konsultimeve Të Rregullta Në Beograd

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm Zahir Tanin u takua me Presidentin e Sërbisë Aleksandar Vucic; Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Sërbisë Ivica Dacic; Drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric; dhe përfaqësuesë diplomatik. PSSP Tanin vizitoi Beogradin si pjesë e konsultimeve të tij të rregullta me palët e interesuara, që ndodhin para takimit tremujor të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, i planifikuar për nëntor.

Gjatë takimeve, PSSP Tanin dhe bashkëbiseduesit e tij shqyrtuan politikat dinamike aktuale politike, dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe takimin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit.