Tregime shprese dhe besimi: Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes UNMIK-u shpreh mirënjohje kampionëve vendorë të ndryshimit – që kundërshtuan ndasitë për të ndërtuar unitet
21 shtator 2022 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, përgëzon kampionët e ndërtimit të paqes nga të gjitha komunitetet e Kosovës, të cilët qëndrojnë kryelartë dhe të bashkuar në dhënien e kontributit për një paqe të qëndrueshme dhe ndërtimin e shpresës për të ardhmen. “Përkundër narrativave të ndara dhe vështirësive socio-ekonomike, partnerët tonë vendorë punojnë pa pushim në bashkimin e komuniteteve të Kosovës. Këtë e bëjnë përmes gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për problemet e përbashkëta, duke krijuar kështu miqësi që shkojnë përtej kufijve të përkatësisë etnike dhe konfliktit,” tha PSSP Ziadeh.
Sot, UNMIK-u u shpreh mirënjohje këtyre kampionëve të ndryshimit duke sjell tek ju disa nga tregimet e tyre, siç është storja e vajzave të reja nga komunitetet dhe komunat e ndryshme, të cilat thyen stereotipet duke u shëndërruar në yje të futbollit; një libër dygjuhësh për fëmijë që feston diversitetin dhe veprime kunder ndryshimeve klimatike; fqinjët e komuniteteve të ndryshme që përkrahin njëri-tjetrin përkundër shqetësimeve të kahmotshme; ekipi i vajzave dhe grave që punojnë me të mbijetuarit/at e dhunës seksuale; lidhjet e krijuara mes artistëve; ekipi shumetnik i astronomëve që ia dha Kosovës observatoriumin e saj pas 35 vitesh; të rinjtë romë që aspirojnë përmirësimin e përfaqësimit në media dhe luftojnë keqinformimin dhe shumë e shumë të tjera.
Përmes këtij aktiviteti të intesifikuar ndërmjet njerëzve dhe promovimit të dialogut ndërkomunitar në terren, UNMIK-u vazhdon me përkrahjen e përparimit në diskutimet e nivelit të lartë politik, posaçërisht në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Në pesë vitet e fundit, ne kemi realizuar më shumë se 250 aktivitete programatike dhe projekte të ndërtimit të besimit në bashkëpunim me partnerët tonë implementues nga të gjitha komunitetet dhe komunat e Kosovës, duke kontribuar kështu me mbi 12 milionë $ në iniciativa të ndryshme të ndërtimit të besimit. Këto iniciativa në mes të tjerash janë fokusuar në fusha siç janë: shumëgjuhësia, qasja në drejtësi, sporti; mediat dhe adresimi i keqinformimit; TI-ja, arsimi, arti, të drejtat e njeriut, fuqizimi ekonomik, rinia; gratë, paqja dhe siguria; personat me aftësi të kufizuara dhe mjedisi.
Në frymën e unitetit dhe të paqes së qëndrueshme si rrugë kjo drejt përparimit dhe stabilitetit politik, duam t’i kujtojmë fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonió Guterres: “Në vend që ta luftojmë njëri-tjetrin, ne duhet të punojmë në mposhtjen e armiqve tonë të vërtetë: racizmit, varfërisë, pabarazisë, konfliktit, krizës së ndryshmeve klimatike dhe pandemisë COVID-19. Po ashtu, duhet t’i fundosim zërat e këqij të fjalëve të urrejtjes me një thirrje të bashkuar dhe të qëndrueshme për të vërtetën, mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë.”
Kjo #DitëNdërkombëtareePaqes, tregon rrëfimet e këtyre njerëzve nga mbarë Kosova, të cilët rikonfirmojnë lidhjet e solidaritetit, që i kemi të përbashkëta si qenie njerëzore, duke punuar si zakonisht por në mënyrë revolucionare, për të ndërtuar një Kosovë më të mirë dhe më paqësore: