Java Digjitale e Ndërtimit të Besimit (12-16 prill) shënon hapjen e Rrjetit të Ndërtimit të Besimit në Kosovë
UNMIK-u organizon Javën Digjitale të Ndërtimit të Besimit nga 12 deri 16 prill 2021 në mbështetje të Platformës së Ndërtimit të Besimit në Kosovë, përmes një vargu aktivitetesh përfshirë diskutime me ekspertë, fushatë në media sociale me zotime konkrete nga anëtarët e Rrjetit të Ndërtimit të Besimit në Kosovë, dhe prezantimit të disa prej tipareve më interaktive të Platformës.
Kjo javë gjithashtu shënon inaugurimin e Rrjetit të Ndërtimit të Besimit, një regjistër publik i profesionistëve prominentë të ndërtimit të besimit që do të qëndrojë në Platformën e Ndërtimit të Besimit në Kosovë. Scili anëtar i Rrjetit ka paraqitur një zotim konkret, duke përshkruar se si do t’i përfshijnë ndërtimin e besimit apo përpjekjet për ndërtim të besimit në punën e tyre të përditshme. Përgjatë Javës së Ndërtimit të Besimit, zotimet do të shfaqen në media sociale (@trustbuildingks), bilbordë digjital anembanë Kosovës, dhe në faqen internetit të Platformës së Ndërtimit të B esimit.
Gjeni agjendën e plotë këtu.
Mundësuar nga OJQ –të Open Data Kosovo, New Social Initiative, dhe Alternativna, dhe mbështetur nga UNMIK-u, Platforma e Ndërtimit të Besimit në Kosovë është një qendër unike e informacioneve rreth iniciativave, arritjeve, mundësive, dhe kampionëve të ndërtimit të besimit në Kosovë, lansuar në mars 2020.
Platforma është pikë grumbulluese e të dhënave rreth aktiviteteve për ndërtim të besimit dhe hapësirë për të vlerësuar punën e ndërtuesve të besimit në Kosovë. Që nga themelimi, Platforma shfrytëzoi këtë hapësirë të re të përbashkët digjitale për të kontribuar në reagimin ndaj COVID-19, duke promovuar përmbajtje të shërbimit publik dhe duke theksuar përpjekjet inovative burimore për të inkurajuar solidaritet dhe lidhje shoqërore.
E disponueshme në anglisht, shqip dhe serbisht, funksionet e Platformës përfshijnë:
- Funksionin kërkues për identifikimin e iniciativave të ndërtimit të besimit sipas aktorëve, temës, vendit, dhe statusit. Iniciativat janë të kërkueshme në bazë të kontributeve të tyre drejt Objektiave specifike për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ).
- Funksionin e anëtarësimit për hapjen e llogarisë dhe anëtarësimit në Platformë si individ apo organizatë kontribuese të iniciativave, historive, konkurseve të punës, dhe shumëçka tjetër. (RISI!)
- Seksionin e historive që përfshin përmbajtje me lajme, video dhe blogë, si dhe kampionët.
- Rrjetin e Ndërtimit të Besimit në Kosovë, një regjistër i ndërtuesve të besueshëm dhe të vlerësuar të besimit të cilët kanë bërë zotime drejt kauzës së ndërtimit të besimit. (RISI!)
- Seksionin e Infografikës interaktive me lehtësi navigimi të të dhënave rreth iniciativave për ndërtim të besimit, përfshirë sintetizim të temave, aktorëve, vendit, statusit, dhe prioriteteve të OZHQ-ve. (RISI!)
Për të kontribuar në platformë si individë apo organizatë ju lutemi vizitoni: www.kosovotrustbuilding.com/sq
Historiku
Platforma e Ndërtimit të Besimit në Kosovë u themelua më 2018 nga pjesëmarrësit e Forumit të Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Besimit si mënyrë e shkëmbimit të informatave, promovimit të bashkëpunimit, shmangies së dyfishimit dhe zhvillimit të zbatimit të rekomandimeve për ndërtimin e besimit.
Rrjeti i Ndërtimit të Besimit në Kosovë ndërton mbi vlerësimin e Platformës ndaj një grupi të shumëllojshëm prej më shumë se 100 kampionëve të ndërtimit të besimit në mars 2020. Fushata e tyre në media sociale e titulluar “Zërat e Kampionëve” arriti një mesatare javore impresive prej më shumë se 70,000 përdoruesve. Shumë kampionë të spikatur kontribuan në seri editorialesh për ndërtim të besimit, përfshirë gazetarë të mirënjohur, ambasadorë, një ministër dhe një kryetar komune, udhëheqës të komuniteteve dhe aktivistë. Këtë vit, Platforma shkon një hap tutje për të inkurajuar veprime praktike në formën e zotimeve.