PSSP Tanin në sesionin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën: Normalizimi i Marrëdhënieve Kërkon Bashkëpunim, Jo Provokime

16 Maj 2017

PSSP Tanin në sesionin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën: Normalizimi i Marrëdhënieve Kërkon Bashkëpunim, Jo Provokime

16 maj, 2017 – Nju Jork: Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, theksoi para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit sot se përderisa muajt e fundit u shënuan me tensione të lëkundshme dhe ndjeshmëri, gjendja në përgjithësi mbetet stabile dhe “angazhimi konstruktiv vazhdon të jetë i mundur.”

 Në raportimin e tij të rregullt për Kosovën, PSSP Tanin theksoi se besimi i domosdoshëm në mes të Prishtinës dhe Beogradit është dëmtuar më tej nga një numër “deklaratash të papërgjegjshme dhe nxitëse.” Ai theksoi, “Të dy palët në vazhdimësi e kanë akuzuar njëra tjetrën për provokime, përderisa procesi i normalizimit të marrëdhënieve kërkon bashkëpunim”. “Nxitjet e tilla të urrejtjes janë jashtë fushës së diskursit qytetar politik,” PSSP Tanin nënvizoi.

 Duke theksuar se ciklet e shpeshta zgjedhore tërheqin vëmendjen nga Dialogu i lehtësuar nga BE-ja dhe implementimi i marrëveshjeve kyçe, siç është Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, PSSP Tanin nënvizoi se vazhdimi i Dialogut “është i rëndësisë më të lartë”.  

Duke pasur parasysh vendimin për thirrjen e zgjedhjeve të reja parlamentare të Kosovës në qershor, PSSP Tanin porosit që zgjedhjet të ofrojnë mundësi për më shumë diversitet në udhëheqje  dhe përfaqësim, duke përfshirë angazhim më të madh të rinisë.  

 PSSP Tanin vuri theksin në përpjekjet për promovimin e bashkëpunimit në mes të komuniteteve të cilat vazhdojnë të shihen anembanë Kosovës. Ai lavdëroi hapjen e Qendrës së përbashkët të Burimeve nga ana e shoqatave të familjeve të personave të zhdukur, projekt ky i cili u përkrah nga UNMIK-u. PSSP Tanin ishte i impresionuar me “frymën e unitetit në Qendër” e cila mbledh në një vend familjet shqiptare dhe serbe të Kosovës të personave të zhdukur, për të inkurajuar dialogun dhe përpjekjet e përbashkëta.

 “Përmirësimi i gjendjës në Kosovë dhe në rajon kërkon lidership i cili do të tejkalojë dhe jo të shtojë ndarjet në vija etnike dhe nacionale. Tejkalimi i këtyre sfidave destruktive është në frymën e projektit evropian të cilin e synojnë të gjithë akterët rajonal,” PSSP Tanin tha.

PSSP Tanin siguroi që misioni i OKB-së në Kosovë do të vazhdojë të përkrah konsolidimin e paqes në partneritet dhe bashkëpunim të plotë me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ju lutemi të lexoni tekstin e plote të deklaratës së përkthyer në gjuhën shqipe këtu (PDF)