Udhëzimet nga OHCHR për COVID-19 dhe ndikimi në të drejta të njeriut: tani edhe në shqip dhe serbisht!

27 Pri 2020

Udhëzimet nga OHCHR për COVID-19 dhe ndikimi në të drejta të njeriut: tani edhe në shqip dhe serbisht!

COVID-19 është test për shoqëritë, për qeveritë, për komunitetet dhe për individët. Është koha për solidaritet dhe bashkëpunim për ta ndalur virusin dhe për të zvogëluar efektet, shpesh të paparashikuara, të masave të caktuara për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Respektimi i të drejtave të njeriut në mbarë spektrin, duke përfshirë të drejtat ekonomike dhe sociale, të drejtat civile dhe politike, do të jetë fundamental në suksesin e reagimit për shëndetin publik.
 
Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, që është entiteti udhëheqës i OKB-së për të drejta të njeriut, ka përgatitur një varg udhëzimesh për Covid-19 dhe ndikimin e tij në fushët e mëposhtme:
Qasje në kujdes shëndetësor; Masa emergjente; Përfshirja e të gjithëve; Strehimi; Personat me aftësi të kufizuara; Personat e moshuar; Personat në paraburgim dhe institucione; Informimi dhe pjesëmarrja; Stigmatizimi, ksenofobia dhe racizmi; Emigrantët, personat e zhvendosur dhe refugjatët; Ndikimet sociale dhe ekonomike; Ushqimi; Privatësia: Fëmijët; Çështja gjinore; Uji dhe higjiena; Populli vendës; Pakicat; dhe Sanksionet ndërkombëtare dhe unilaterale.
 
Udhëzimet e OHCHR-së në anglisht mund t’i shkarkoni këtu: PDF iconeng_ohchr_covid-19_guidance.pdf
 
Verzionet në gjuhën shqipe dhe serbe të këtyre udhëzimeve, të përkthyera nga Njësiti i Përkthimeve të UNMIK-ut në bashkëpunim me Zyrën e UNMIK-ut për të Drejta të Njeriut, mund t’i shkarkoni këtu:


Shqip: Udhëzimet nga OHCHR për COVID-19 dhe ndikimi në të drejta të njeriut: PDF iconalb_ohchr_covid-19_guidance.pdf


Serbisht: OHCHR smernice o COVID-19 i njegovim dimenzijama o ljudskim pravima: PDF iconsrb_ohchr_covid-19_guidance.pdf


 
Për më të rejat, ju lutemi vizitoni faqen e Udhëzimeve nga OHCHR për Covid-19 këtu.